Arminianizmi apo Kalvinizmi

Arminianizmi apo Kalvinizmi

Spurgeon tha: “Vullneti i lirë ka dërguar shumë njërëz në ferr por asnjë shpirt në qiell.”

“Arminianizmi… është një skemë për të ndarë shpëtimin e mëkatarëve midis Perëndisë dhe vetë mëkatarëve, në vend që tia atriubojë atë, siç edhe Bibla e bën, hirit sovran të Perëndise, veprës së përsosur dhe të gjithëmjaftueshme të Krishtit, dhe veprimit efektiv dhe të gjithfuqishëm të Frymës së Shenjtë.

“Në lidhje me doktrinat e Kalvinizmit– doktrinat e hirit që mbanin Reformatorët në Angli, Toplady vë në dukje, “Mbretëresha Mari dhe burri i saj spanjoll e dinin mirë që Kalvinizmi ishte vetë jeta dhe shpirti i Reformacionit; dhe Katolicizmi roman nuk do të lulëzonte kurrë derisa doktrinat e Kalvinizmit të çrrënjoseshin. Përpjekjet e tyre për të shkatërruar me anë të shpatës dhe zjarrit ata që mbanin të vërtetën bënë që asaj ti vihej emërtimi ‘Maria e Përgjakshme’. Akuza e shumë prej atyre që u dogjën në turrën e druve ishte sepse ata mbanin doktrinën e paracaktimit dhe refuzonin doktrinën Arminiane dhe katolike të vullnetit të lirë.”

“Ata që nuk e pëlqejnë këtë debat, shpesh thonë që Arminianizmi dhe Kalvinizmi janë të ndryshëm vetëm në faktin që i pari thekson kryesisht përgjegjësinë njerëzore, dhe i dyti e lë të gjithë peshën të Sovraniteti i Perëndisë. Kjo nuk është një paraqitje e saktë e fakteve. Arminiani në të vërtetë thekson përgjegjësinë e njeriut duke përjashtuar sovranitetin e Perëndisë, dhe ky është shkaku për më shumë se një gabim. Por ai që thekson sovranitetin e Perëndisë dhe përjashton përgjegjësinë e njeriut është një Hiper-Kalvinist dhe është në gabim në këtë aspekt të së vërtetës po ashtu sa edhe Arminiani. Kalvinisti i vërtetë thekson të dyja doktrinat siç edhe ato paraqiten në Fjalën e frymëzuar dhe të pagabueshmë të Perëndisë…

Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *