Gabimet Logjike Arminiane


Arminianizmi, gabimet doktrinore, Bibla

Nga Roger Smalling, D.Min

Gabimi i parë logjik arminian
“Zoti nuk do të na urdhëronte të bënim atë që ne nuk mund të bëjmë”

Zoti i dha ligjin Moisiut, Dhjetë Urdhërimet, për të treguar atë që njeriu nuk mund të bëjë, jo atë që ai mund të bëjë.

Ligji i Moisiut ekspozon ose zbulon mëkatin për ta rritur atë në mënyrë që njeriu të mos ketë asnjë shfajësim për të deklaruar drejtësinë e tij. Letra e Romakëve kapitulli tre deklaron se njeriu nuk është i drejtë.

Martin Luteri i tha Erazmusit, “kur të mbarosh me të gjitha urdhërimet dhe qortimet nga Dhjata e Vjetër, unë do të shkruaj Romakët 3:19-20 mbi të gjitha ato.” [1] Pse të përdorësh urdhërimet dhe qortimet nga Dhjata e Vjetër për të provuar vullnetin e lirë kur ato janë dhënë për të treguar paaftësinë mëkatare të njeriut për ti përmbushur ato? 

Urdhërimet e Perëndisë zbulojnë çfarë ne nuk mund të bëjmë më tepër sesa çfarë ne mund të bëjmë. Po, Perëndia dha urdhërime që njerëzimi nuk mund t’ju bindet dot. Prandaj urdhërimet dhe qortimet nuk provojnë aftësinë e njeriut ose vullnetin e lirë. Hamëndësimi Arminian se një urdhërim për të bërë diçka provon aftësinë për ta bërë atë, nuk është biblik.

Mund të ketë arsye të ndryshme për të urdhëruar dikë të bëjë diçka. Qëllimi mund të jetë për ti treguar dikujt paaftësinë e tij për të kryer urdhërimin. Kjo do të theksontë për atë person nevojën e tij të madhe për ndihmë. Prandaj, nga një urdhërim i thjeshtë asgjë nuk mund të nxirret si përfundim në mbështetje të vullnetit të lirë ose aftësisë njerëzore.


Gabimi i dytë logjik arminian
“Nëse nuk jemi të lirë, atëhere nuk kemi përgjegjësi”

Arminianët hamendësojnë se nëse ne jemi të paaftë për të bërë një zgjedhje për të kundërtën, atëhere vullnetet tona nuk janë të lira. Kjo është irracionale sepse hamëndëson se ka diçka të tillë si neutraliteti moral.

E gjithë ideja e neutralitetit të vullnetit është absurde. Nëse natyra e një personi nuk përcakton vendimet e vullnetit, në çfarë sensi këto lloj vendimesh përfaqësojnë vetë personin? Si mund të jetë një vendim me të vërtetë moral nëse është moralisht neutral? A mund të jetë morali moral dhe neutral?

Sipas Shkrimit, liria është përshkruar si shenjtëri. Liria përfundimtare është shenjtërimi absolut. Nëse kjo është e vërtetë, atëhere Perëndia është qënia më e lirë në Univers. Përndryshe, duhet të themi se Perëndia është qënia më e skllavëruar në univers sepse Ai është më pak neutral në çështjët morale.

Gjithashtu, nëse hamëndësojmë se skllavëria e vullnetit eliminon përgjegjësinë, atëhere mënyra më e mirë për të shmangur përgjegjësinë për mëkatet tona është të jemi sa më të lidhur me to sa më shumë që të jetë e mundur. I dehuri i lidhur nga alkolizmi nuk është i përgjegjshëm për veprimet e tij. Mos duhet ti inkurajojmë njerëzit të mëkatojnë më shumë, që të mos jenë më përgjegjës?


Gabimi i tretë logjik arminian
“Që dashuria të jetë reale, duhet të ketë mundësinë që të refuzohet”

Ne shpesh dëgjojmë se Perëndia do që ne ta duam atë lirisht, jo nga detyrimi. Ai është një zotëri dhe nuk do ta imponojë vetveten ndaj askujt. Ata konkludojnë se njeriu i rënë duhet të ketë aftësinë për të dashur Perëndinë. Ai thjesht zgjedh të dojë gjëra të tjera.

Shkrimi mëson se dashuria për Perëndinë është një produkt i hirit të Tij. 1 Timoteu 1:14. Nëse hiri është i nevojshëm për të na bërë që të duam Perëndinë, i bie që ne ishim të paaftë për ta dashur atë përpara se të vinte hiri. Gjithashtu tregon që hiri nuk u dha sepse ne zgjodhëm të donim Perëndinë. Eshte Hiri ai që merr iniciativën. Ne zgjodhëm të donim Perëndinë sepse u dha hiri, jo për shkak të ndonjë virtyti apo aftësie të paraparë te njeriu.

Kjo premisë është e ngjashme me gabimin e parë logjik, që Perëndia nuk do të urdhëronte çfarë ne nuk mund të bëjmë. A u jep Perëndia shenjtorëve në qiell një mundësi për ta urryer Atë që të jetë i drejtë? A kishte Jezusi ndonjë aftësi për ta urryer Atin? Apo ishte dashuria e tij për Atin një reflektim e asaj çfarë Ai ishte me të vërtetë?

Meqënëse besimi është një dhuratë e hirit, pse duhet të jetë e çuditshme të mendohet se dashuria duhet të jetë gjithashtu një dhuratë e hirit?


Gabimi i katërt logjik arminian
“Një person nuk mund të jetë përgjegjës ose të dënohet për atë që ai nuk mund të bëjë dot”

Nëse është kështu, një i krishterë mund të mos shpërblehet për atë që natyra e tij e re, nëpërmjet frytit të Frymës, e bind që të bëjë. Natyra e një personi nuk është diçka që ai zotëron. Eshtë diçka që ai është.
[1] Luther, Martin. Bondage of the Will. (Martin Luteri. Skllavëria e Vullnetit)
Ese dhe studime të tjera janë të disponueshme në:
www.smallings.com

Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *