“Por të gjithëve atyre që e pranuan Atë” – Gjoni 1:12,13


Sperxhen shqip, Pink shqip, Gjoni 1:12, riperteritja

“Por të gjithëve atyre që e pranuan, Ai u dha pushtet të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij, të cilët nuk lindën as prej gjakut, as prej vullnetit të mishit, as prej vullnetit të burrit, por prej Perëndisë.” – Gjoni 1:12-13

“Por kush e pranoi Atë? Jo të githë. Vetëm disa. Dhe a i atribuohet kjo rastësisë? Aspak. Sepse vargu vazhdon duke thënë, ‘të cilët nuk lindën as prej gjakut, as prej vullnetit të mishit, as prej vullnetit të burrit, por prej Perëndisë.’ (Gjoni 1:13). Kjo na shpjegon pse disa ‘pranuan’ Krishtin. Sepse ata u lindën prej Perëndisë. Ashtu siç vargu 12 na jep anën njerëzore, po kështu vargu 13 na jep atë Hyjnore.

Ana Hyjnore është lindja e re: dhe realizimi i lindjes së re është ‘jo prej gjakut,’ kjo është të thuash, që nuk është çështje trashëgimie, sepse ripërtëritja nuk rrjedh te venat; ‘as prej vullnetit të mishit,’ vullneti i njeriut natyror është në kundërshtim me Perëndinë, dhe ai nuk ka asnjë vullnet drejt Perëndisë derisa ai të jetë lindur sërish; ‘as prej vullnetit të burrit,’ kjo është të thuash, që lindja e re nuk vjen nga përpjekjet e shokëve, as edhe nga fuqitë bindëse të predikuesit; ‘por prej Perëndisë.’

Lindja e re është një vepër hyjnore. Kryhet me anë të Frymës së Shenjtë duke aplikuar Fjalën në fuqi të gjallë në zemër. Pritja që Krishti pati në ditët e shërbesës së tij tokësore vazhdon akoma sot: bota ‘nuk e njeh;’ Izraeli ‘nuk e pranon;’ por një grup i vogël e pranojnë, dhe kush janë këta? Veprat 13:48 na tregon — ‘të gjithë sa ishin të caktuar për jetën e përjetshme, besuan.'”

– A.W. Pink

C. H. Spurgeon (Spërxhën) na sjell një të vërtetë tjetër nga i njëjti varg:

“Beso doktrinën e Atshmërisë së Perëndisë për njerëzit e tij. Urre doktrinën e Atshmërisë universale të Perëndisë, sepse është një gënjeshtër dhe një mashtrim i madh.

Është një goditje me thikë në zemër, së pari, ndaj doktrinës së Adoptimit, e cila mësohet në Shkrim, sepse si mundet që Perëndia të adoptojë njerëzit nëse ata tashmë janë të gjithë fëmijët e tij?

Në vend të dytë, është një goditje me thikë në zemrën e doktrinës së ripërtëritjes, e cila mësohet në Fjalën e Peëndisë. Është nëpërmjet ripërtëritjes dhe besimit që ne bëhemi fëmijët e Perëndisë, por si mund të jetë kështu nëse tashmë ne jemi fëmijët e Perëndisë? ‘Por të gjithve atyre që e pranuan, Ai u dha pushtet të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij, të cilët nuk u lindën as prej gjakut, as prej vullnetit të mishit, as prej vullnetit të burrit, por prej Perëndisë.’ (Gjoni 1:12-13). Si mundet që Perëndia t’u japë njerëzve fuqinë për tu bërë bijtë e tij nëse ata tashmë janë të tillë?

Mos e besoni gënjeshtrën e djallit, por besoni këtë të vërtetë të Perëndisë, që Krishti dhe të gjthë ata që po jetojnë me besim në Krishtin mund të gëzohen në Atshmërinë e Perëndisë.”

– C. H. Spurgeon (Spërxhën), ‘Our Lord’s Last Cry from the Cross.’ [Thirrja e Fundit e Zotit tonë nga Kryqi]
Përkthyer nga: http://www.reformationtheology.com/biblical_reflections/

Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *