Dave Hunt Gabon Rëndë! Një pergjigje e artikullit “Kush mund ta kuptojë Ungjillin?”


Dejv Hant, gabime teologjike, TULIP, Dallimi Biblik, Kalvinzimi

Bereasit “i shqyrtuan çdo ditë Shkrimet, [për të parë] nëse këto gjëra [që u predikoi Pali] ishin ashtu” (Veprat e Apostujve 17:11).


Ne duhet të jemi si Bereasit dhe ne duhet të shqyrtojmë filozofitë dhe mësimet e ndryshme, ne duhet të shqyrtojmë nëse pikat e Arminianizmit, të cilat janë një rrjedhim i Pelegianizmit janë biblike apo jo dhe duhet të shqyrtojmë mësuesit që e mësojnë atë.

Dave Hunt thotë: “Mirëpo kalvinistë drejtues ngulin këmbë që duhet përgatitje speciale (dhe me sa duket e gjatë) për këdo që të bëhet i kualifikuar për të shqyrtuar këtë doktrinë të çuditshme në dritën e Biblës. Përse?” 

Dave Hunt e ekzagjeron këtu kur po thotë se kalvinistët pohokan që duhet te kemi një përgatitje speciale për të kuptuar këto doktrina të Shkrimit. Dave Hunt po përpiqet ta paraqesë gjithë këtë cështje sikur të ishte dicka e pakuptueshme dhe e cuditshme.
Sigurisht që kur kemi të bëjmë me doktrina dhe mësime ne duhet të hulumtojme dhe të studiojmë. Por jo qe këto mësime na qënkan kaq të vështira, kaq të pakuptueshme dhe kaq të cuditshme për të krishterin e zakonshëm. Ai përpiqet që ti paraqesë këto doktrina sikur ato nuk kanë asgjë të bëjnë me Biblën.

Kuptimi i të vërtetave dhe mësimeve të caktuara të Biblës është hir, dhe jo të gjithë ndodhen në të njëjtin nivel të njohjes dhe kuptimit të tyre.
Nuk është që këto të vërteta janë të pakuptueshme dhe që njeriu nuk mund ti procesojë dot intelektualisht, e gjithe puna qëndron te zemra, nëse zemra është krenare ajo nuk do ti pranojë ato dhe kur nuk i pranon, ajo do ti kundërshtojë ato.

Ai vazhdon: “A duhet të mbetet kalvinizmi një mister për të krishterin e zakonshëm? Vetë ky fakt, nëse i vërtetë, do të përbënte provë shtesë që kalvinizmi nuk është nxjerrë nga Shkrimet.” 

– Cfarë po thotë ai kështu?! Në radhë të parë, Kalvinizmi nuk është një mister kaq i madh sic e paraqet Dave Hunt. Dhe në radhë të dytë, sipas kësaj logjike i bie që edhe Triniteti nuk është nxjerrë nga Shkrimet. Triniteti është një doktrinë që ne ndoshta nuk e kuptojmë plotësisht por e besojmë sepse e shohim në Shkrime. Renditja e të vërtetave që kalvinizmi pohon janë të shpallura në Fjalën e Perëndisë, por për shkak të natyrës dhe krenarisë së tyre njerëzore disa të krishterë nuk ndihen rehat me to për ti pranuar dhe besuar dhe prandaj i refuzojnë ato.


Më tej. Eshtë e vërtetë që ka disa që e quajnë veten kalvinstë “katër pikësh”, por në të vërtetë ata nuk janë kalvinistë, ata janë kalvinistë “asnjë pikësh”. Për shkak se mësimet dhe teologjia arminiane është kaq e përhapur dhe kaq e rrënjosur në ndërgjegjet e besimtarëve ungjillore sot saqë ata mund të mendojnë se janë dakord me disa pika të kalvinizmit, por në të vërtetë në praktikë ata nuk besojnë në asnjë pikë.

Dave Hunt thotë: “Perëndia synon për ne që ta kuptojmë Fjalën e Tij në vend që të shpallim “mister” mbi pjesët thelbësore të saj.” 

– Perëndia dëshiron që ne të kuptojmë por kjo nuk do të thotë që ne kuptojmë gjithcka dhe cdo gjë. Ne duhet të studiojmë, të përpiqemi të kuptojmë dhe të pranojmë mësimet e Biblës megjithëse mendja jonë kufizuar nuk mund të kuptojë gjithcka dhe cdo gjë. Ne dimë dhe kuptojmë deri diku.

Dave Hunt thotë: “historia e kishës që prej fillimeve të saj më të hershme ka përfshirë ndryshime të mendimeve për shumë çështje thelbësore, duke përfshirë vetë ungjillin. Herezi shkatërruese të shumta janë përhapur dhe janë kundërshtuar fuqishëm.”

– Një nga herezitë që kisha refuzoi ishte pelegianizmi. Edhe kur pelegianizmi u shfaq në një formë më të butë (gjysmë-pelegianizmi ose ndryshe Arminianizmi) kisha e refuzoi. Por kisha sot e ka përqafuar në mënyrë kaq masive pelegianizmnin (Arminianizmin) dhe shikoje pak gjendjen e saj sot.

Eshtë e vërtetë që ne jemi përgjegjës për tu përpjekur për ti kuptuar këto cështje sa më qartë, dhe ne duhet të lutemi për këtë, sepse pa hirin e tij cfarë mund të bjëmë?!

Kur kalvinistët si Spërxhën kanë pohuar se kalvinizmi është ungjilli biblik, ata kanë shprehur nje konkluzion. Kalvinizmi është thjesht një pseudonim i mësimeve që shikojmë në Shkrim.

Ungjilli i lavdishëm i Jezu Krishtit është i qartë dhe i kuptueshëm, dhe me hirin e Perëndisë njeriu mund të vijë në njohjen dhe kuptimin e tij. Kalvinizmi është thjesht një renditje sistematike e të vërtetave biblike që shprehin cfarë ka ndodhur, cfarë po ndodh në shpëtimin tonë.

Dave Hunt thotë: “Me siguri, megjithatë, zelli i burrave dhe grave të tillë (George ëhitefield) për ta çuar ungjillin nëpër botë nuk mund të jetë për shkak të kalvinizmit të tyre, por vetëm pavarësisht prej tij. “ 

– Nga e nxjerr Dave Hunt këtë? Ky është vetëm një opinion i tij! T’ju cosh ungjillin njerëzve dhe të dish që Perëndia do sjelle te vetja e tij, do sjellë në besim njerëz prej cdo vendi dhe kombi është një e vërtetë e lavdishme. Eshtë një inkurajim i madh për ungjilltarin që con ungjillin sepse ai e di që Perëndia do të veprojë, dhe do ti shpëtojë njerëzit e tij. Oh, cfarë e vërtetë e lavdishme! Oh, cfarë vepre hyjnore!

Kur Dave Hunt shprehet: “ungjilli i Kalvinit” ai gabon rëndë. Ai qëllimisht po thotë dicka të pavërtetë. Kalvini nuk kishte ndonjë ungjill. Ai qëllimisht përpiqet ta paraqesë kalvinizmin si një mendim njerëzor qe duhet hedhur poshtë. Kalvinizmi është nje pseudonim i mësimeve të paraqitura në Shkrim në lidhje me shpëtimin e njeriut.

Dave Hunt thotë: “Mirëpo ungjilli i Kalvinit thotë që Krishti nuk është Shpëtimtari i botës, por vetëm i të zgjedhurve. Si mund të jetë ky mesazh “lajme të një gëzimi të madh” për ata për të cilët Shpëtimtari nuk erdhi për t’i shpëtuar dhe për mëkatet e të cilëve Ai refuzoi të vdiste?”

– Nëse Krishti do te ishte shpëtimtari i gjithë botës atëhere cdo njeri do të shkonte në parajsë dhe asnjë nuk do të shkonte në ferr. Ky është një gabim i rënde i Dave Hunt.
Ungjilli është lajmi i mirë për mëkatarin e humbur dhe që është nën zemërimin e Perëndisë. Ungjilli është dhe gjithmonë do të mbetet një lajm i mirë.

Dave Hunt duke cituar thotë që Bibla shpall që Ai “nuk do që ndokush të humbasë, por që të gjithë të vijnë në pendim” (2 Pjetrit 3:9); “i cili dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe t’i arrijnë njohjes të së vërtetës” (1 Timoteut 2:4).

– Ai i nxjerr këto vargje jashtë kontekstit. Nëse te 2 Pjetri 3:9 Perëndia po flet për cdo njeri në tërë historinë njerëzore, atëhere asnjë njeri nuk do të humbiste. Asnjë njeri nuk do të shkonte në ferr. 2 Pjetri kapitulli 3, vargu 9 po flet për “nesh”, kush janë këta “nesh”, shikojmë një varg më përpara, vargun 8, ata janë “të dashur”, por kush janë këta “të dashur”? Te vargu 1 i kapitullit 3 ata janë “të dashurit” të cilëve ai po u shkruan letrën e dyte. Por kush janë këta “të dashurit”, të cilëve ai po u shkruan letrën e dytë? Te 1 Pjteri 1: 1 ata janë të zgjedhurit.

Nëse 1 Timoteu 2:4 po thotë që Perendia do që cdo njeri në botë në tërë historinë njerëzore të shpëtohet, atëhere asnjë nuk duhej të ishte në ferr. Por si është në kontekst ky varg. Pali po flet për mbretërit, që të bëhen lutje për ta. Sepse ungjilli nuk ishte vetëm për të varfërit që e kishin pranuar atë, por edhe për mbretërit dhe të pasurit. Perëndia nuk do që të shpëtohen vetëm të varfërit, por edhe mbretërit dhe të pasurit, dhe prandaj Pali po urdhëron që të bëhen lutje edhe për ta.

Nga ky artikull konkludoj që Dave Hunt megjithëse mund të ketë motive të sinqerta, gabon rëndë në lidhjë me këtë cështje dhe cdo i krishterë duhet të bëjë kujdes.

Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *