Disa Klishe Jobiblike te Ungjillizimit Modern

Nga W. F. Bell


I ashtuquajturi “ungjill” që predikohet në ditët e sotme është shumë larg nga “ungjilli i lavdishëm” (2 Korintasit 4:4; 1 Timoteu 1:11) i Dhiatës së Re. Ne po jetojmë në një kohë ku predikuesit po i’u thonë mëkatarëve që ata mund të shpëtohen pa u penduar, pa i braktisur idhujt e tyre dhe pa iu dorëzuar Zotit jezus Krisht. Doktrina biblike e mëkatshmërisë dhe ligësisë së njeriut është hedhur nga dritarja. “Një ungjill tjetër” dhe një “Jezus tjetër” është bërë popullor.


Ne duhet ti heqim maskën “ungjillizimit modern” të ditëve tona. Për ta bërë këtë, le të shikojmë se cfarë predikohet dhe besohet masivisht si “e vërteta e ungjillit”. Disa thënie fetare të preferuara të ditëve tona do të tregojnë diferencën e madhe midis ungjillit të vërtetë dhe atij fallco:


“Pranoje Krishtin si Shpëtimtarin tend”

Kjo është ndoshta klisheja më popullore në botën fetare sot. Ka disa elemente të së vërtetës brenda saj, por kjo është ajo që e bën edhe me të rrezikshme! Krishti me të vërtetë është një “Shpëtimtar personal” për ata që e njohin Atë. Dhe Ai duhet të “pranohet” (Gjoni 1:12) me anë të besimit. Gjithësesi, predikuesi modern deformon kuptimin biblik të “pranimit të Krishtit” duke dhënë idenë se është në fuqinë e “vullnetit të lirë” të mëkatarit për të ardhur te Krishti dhe të shpëtohet. Ky është një gabim i rëndë, sic edhe e tregon qartë edhe vargu 13. “Fuqia” për të ardhur te Krishti, të besosh në emrin e tij, dhe ta pranosh Atë, është rezultat i mëkatarit që ka “lindur nga Perëndia.” Me fjalë të tjera, Perëndia i Plotëfuqishëm  duhet së pari ti ringjallë mëkatarët në jetë në mënyrë që ata të besojnë te Krishti. Ungjillizimi modern e mohon këtë të vërtetë të ungjillit.


“Vendos për Krishtin” 


Kjo është e ngjashme me shprehjen e parë, por shkon më tej në deformimin e ungjillit të vërtetë. Asnjë predikues në Dhiatën e Re nuk ua predikoi këtë mëkatarëve! Shikojeni dhe studjoeni Fjalën vetë! Kjo thjesht dhënie “miratimit mendor” për faktet e Ungjillit nuk është ajo që Bibla e quan “të besosh për shpëtimin e shpirtit” (Hebrenjtë 10:39). Krishti i Shkrimeve është ZOT, dhe Ai duhet të pranohet dhe duhet ti përulesh si Zot, “Ashtu si e keni marrë Krishtin Jezus, Zotin, ashtu, pra, ecni në të” (Kolosianëve  2:6). Kur Pali u shkroi besimtarëve të vërtetë në ditët e tij ai nuk dinte asgjë për ata që kishin bërë “vendimin e parë” për Krishtin, por akoma kishin nevojë të bënin “vendime të dyta dhe të treta” për të ndjekur Krishtin.


“Bëje Jezusin Zotin e jetës tënde” 


Kjo shprehje  vazhdon të marrë popullaritet, vecanërisht midis atyrë që janë “Karizmatikë”. Por, a është e vërtetë? Le ti përgjigjet predikimi i apostujve kësaj pyetje: “Këtë Jezus, Perëndia e ka ringjallur; dhe për këtë të gjithë ne jemi dëshmitarë… Ta dijë, pra, me siguri, gjithë shtëpia e Izraelit se atë Jezus që ju e keni kryqëzuar, Perëndia e ka bërë Zot e Krisht” (Veprat 2:32,36). Perëndia At tashmë e ka bërë Jezusin “Zot,” kështu që asnjërit nuk i është thënë në Shkrime të bëjë dicka që apostujt thanë që Perëndia At tashmë e ka bërë! Emri Jezus është tashmë “një emër që është përmbi çdo emër” (Filipianëve  2:9), dhe është ” përmbi çdo principatë, pushtet, fuqi, zotërim” (Efesianëve 1:21). Ky është ungjilli: Krishti është tashmë Zot, dhe mëkatarët duhet të vinë tek Ai sit ë tillë, duke u përulur përpara madhështisë së Tij Sovrane, sic bëri edhe Sauli nga tarsi (Veprat 9:4-5).


“Perëndia ka bërë gjithcka që mund të bëjë për të të shpëtuar ty, pjesa tjetër varet nga ty” 


Cfarë lloj “perëndie” është ky? Njerëzve po u thuhet sot që Perëndia është i paaftë për të bërë ndonjë gjë për njeriun, dhe që njerëzit të shpëtohen, është totalisht zgjedhja e tyre për ta arrituar atë. Ky është gabim i madh. Që njerëzit duhet të ushtrojnë vullnetin e tyre për të ardhur te Krishti nuk mohohet, por e vërteta është se njerëzit, që janë të martuar me idhujt e tyre, nga vetja e tyre, nuk mund “të vijnë te Krishti” në besimin shpëtues. Shpëtimi që nevojitet nga mëkatarët është i pamundur derisa Perëndia vendos fuqinë e Tij të plotfuqishme! Ashtu sic Llazari nuk mund të dilte vetë nga varri derisa Krishti dha thirrjen e tij të madhe, “Llazar, dil jashtë’ (Gjoni 11:43), kështu edhe mëkatarëve të vdekur duhet tu jepet jeta përmes Krishtit të Gjithëfuqishëm sot. Nuk është që “Perëndia ka bërë gjithcka që mund të bëjë për të të shpëtuar ty, tani e gjithë cështja qëndron në duart e tua, mëkatar.” Jo! E vërteta është se asnjë njeri nuk do të vinte kurrë te Krishti nëse nuk do të ishte tërhequr prej Atit (Gjoni 6:44). Dhe të gjithë ata që tërhiqen në mënyrë hyjnore vijnë te Krishti —” Në profetët është shkruar: “Të gjithë do të jenë të mësuar nga Perëndia”. Çdo njeri, pra, që ka dëgjuar dhe mësuar nga Ati, vjen tek unë. ” (Gjoni 6:45). Me fjalë të tjera, të gjithë të zgjedhurit e Perëndisë do të thirren efektivisht.


Nuk do të diskutojmë thënie të tjera fetare kaq mbizotëruese në ditët tona, sic janë, “Eja përpara,” “Thjesh beso te Krishti,” “Buzëqesh, Perëndia të do,” ose “Lëre Zotin të të shpëtojë.” Këto nuk janë asgjë tjetër përvecëse zhargone fetare që lehtësisht përshtaten në katër shprehjet të dhëna më lart. Kjo thjesht provon sesa larg është bota fetare nga të besuarit e Biblës  dhe nga ungjilli i vetëm i vërtetë.


Mesa duket sot ne jemi të dehur fetarisht në një ungjill të zbutur të fokusuar te njeriu. Të paktë janë predikuesit që me të vërtetë shpallin të vërtetat e thella të Perëndisë. Të pakta janë kishat që me të vërtetë qëndrojnë në mënyrë të pakrompromentuar për Krishtin dhe ungjillin e Tij. Në ditët tona sot shumë kisha të mëdha janë të shqetësuara vetëm me “lojën e numrave,” ku ideja është që “le të shohim se kush bën më shpejt turmën më të madhe.” Lavdia e Perëndisë duket të jetë një gjë dytësore. Popullariteti është i gjithë-rëndësishëm. “Shfaqja” fetare ka fituar ditën. Që njerëzit të konvertohen biblikisht shikohet si dicka e dalë mode. Që Zoti Jezus krisht me të vërtetë të nderohet mungon. Fatkeqësisht ne kemi ardhur në një kohë ku njerëzit “nuk do ta durojnë doktrinën e shëndoshë (2 Timoteu 4:3) — doktrinën e paraqitur këtu në lidhje me ungjillizimin modern! Ku qëndron ti?


Marrë me leje nga www.eternallifeministries.org

Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *