LUTJA E SHPËTIMIT – Praktika Jobiblike që Ka Sjellë Dëm të Madh në Kishë!

Shumë kisha ungjillore sot praktikojnë atë që quhet “Lutja e Shpëtimit” ku njerëzve u bëhet thirrje të dalin përpara takimit,  konferencës apo kishës dhe aty duke bërë një lutje “pranojnë” Krishtin. Kjo është një praktikë që u shpik nga Carls Fini (Charles Finney). Fini ishte një person i zellshëm që bënte shumë takime por ishte heretik sepse nuk besonte në drejtësimin me anë të besimit, shlyerjen zëvendësuese të Krishtit në kryq, nuk besonte se Rilindja ishte nga Perendia. Fatkeqësisht ai sot mbahet si një hero i besimit.
 
“Lutjen e Shpëtimit” nuk e gjejmë në asnjë vend në Bibël. Nëse shohim tek Veprat e Apostujve, nuk shohim ndonjë nga njerëzit të bëjë Lutje Shpëtimi. Në asnjë vend nuk shohim që thirrja e apostujve te ishte: “Dilni perpara”, “bëni këtë lutje”, “përsërisni pas nesh”. Jo! Pasi ata u flisnin për mëkatet, thirrja e tyre ishte: “Pendohuni dhe Besoni te Krishti.” Kjo ka qënë gjithmonë thirrja e tyre. Ka qënë thirrja e të gjithë të krishterëve përgjatë shekujve. Ata gjithmonë kanë thënë: “Pendohuni dhe Besoni”. Ata kurre nuk i nxiten njerëzit që të bënin një lutje apo të përsërisnin disa fjalë ashtu sic ndodh rëndom sot.

Qindra mijera njerëzve, në të gjithë botën, në vend që tu thuhej që të shihnin te Krishti dhe të Pendoheshin dhe te Besonin tek Ai ashtu sic edhe Bibla na tregon, iu është thënë që të bënin këtë lutje dhe pastaj janë shpallur automatikisht “të shpëtuar” dhe “të krishterë” nga predikuesi.

 

Shpëtimi i shpirtrave njerëzorë vjen nga Perëndia, jo nga njeriu dhe metodat e tij. Vjen kur Perëndia i rilind prej së larti, ripërterin zemrat e njerëzve dhe i con në pendesë dhe besim të vërtetë te Krishti dhe jo kur ata bejne një lutje. Ata mund të bëjnë një lutjë, dhjetë lutje, njëzet lutje dhe prapësëprapë të mos shpëtohen. A nuk e kanë përsëritur shumë prej nesh disa herë atë lutje? Ajo cka ndodh në takime, konferenca, koncerte dhe kisha ungjillore moderne, ndryshe nga Bibla dhe krishtërimi historik, është që njerëzit ndikohen emocionalisht, bëhen të ndihen mirë nëpërmjet muzikës dhe argëtimit, predikimit të butë dhe lajkatues, manipulohen psikologjikisht për të dalë përpara dhe për shkak se, në mish, atyre mund t’ju pëlqejë e gjitha kjo, dhe pasi nxiten nga folësi për të bërë lutjen e shpëtimit, e bejnë atë, dhe kështu, shpallen “të krishterë”, shpallen “të shpëtuar”. Si guxoni? Si guxoni të merreni me shpirtrat në këtë mënyrë? Si guxoni të zbusni Ungjillin e lavdishëm te Krishtit për ta bërë më të pëlqyeshëm dhe të pranueshëm për njerëzit mishërorë? Si guxoni të zëvendësoni punën e Perëndisë me anë të rilindjes, pendesës dhe besimit që Ai jep me një lutje shpëtimi të shpikur? Dhe pas gjithë kësaj, si guxoni ti shpallni njerëzit “të shpëtuar”?

Njeriu shp
ëtohet kur rilind prej së larti dhe pendohet për mëkatet dhe beson te Krishti dhe jo duke bërë një lutje. Madje edhe vetë pendesa dhe besimi që ne ushtrojmë janë dhurata të Perendisë. Nëse disa janeë shpëtuar prej Perëndisë kur kanë bërë këtë lutje, kjo ka ndodhur nga hiri i madh i Zotit dhe pavaresisht asaj lutje. Tragjikisht, shpëtimi vetëm prej hirit dhe fuqisë së Perëndisë, e gjithë vepra e Perëndisë, (rilindja prej se larti, pendesa dhe besimi) është zëvendësuar me një lutje supersticioze. Nëse ne ta nuk ka pasur një vepër të mbinatyrshme të Perëndisë në zemrën e tyre, ata janë ende në mekat dhe ende në rrugën për në Ferr. 
 
Si guxoni pra, të qetësoni ndërgjegjen e tyre dhe ti siguroni që janë të shpëtuar kur nuk e dini nëse kthimi i tyre në besim është i vërtetë apo i rremë? Nëse kthimi i tyre ishte me te vërtetë një punë e mbinatyrshme e  Perëndisë apo një vendim emocional dhe kthim i rremë? Jeta e tyre dhe frytet në të ardhmen do e tregojnë këtë. Pema njihet nga frytet, dhe ndonëse një besimtar i vërtetë mund të bjerë në mëkat apo të dalë nga rruga për një farë kohe do të kthehet dhe do të qëndrojë në Krishtin deri në fund.  Sa e sa persona kemi njohur që e kanë bërë atë lutje, janëshpallur të krishterë, janë shpallur tëshpëtuar dhe pas një farë kohe janë larguar përfundimisht nga besimi? Prandaj, ajo që mund tu themi atyre që kthehen në besim janë premtimi që nëse dikush kthehet dhe beson me të vërtetë te Krishti ai merr jetën e përjetshme dhe paralajmerimi biblik që nëse nuk qëndron deri në fund dhe largohet nga besimi ai nuk ka qënë asnjëherë një i krishterë. Ka qënë gjithcka një vepër e mishit dhe jo një vepër e mbinatyrshme e Perëndisë. Ne japim premtimin dhe paralajmërimin biblik por nuk u themi që janë të shpëtuar. Kjo është puna e Frymës. Gjithashtu nëse dikush ka dyshime për shpëtimin e tij, ai duhet të hetoje vetveten (2 Korintasit 13:5) dhe të lexojë letrën e parë të Gjonit dhe të shikojë testet ai jep.
 
Për shkak të kësaj metodologjie njerëzore tragjikisht shumë prej tyre nuk janë shpëtuar. Pema njihet nga frutet. Jeta dhe veprat e personit tregojnë nëse është me të vërtetë i krishterë apo jo. Shumë prej njerëzve që kanë bërë lutjen e shpëtimit dhe janë shpallur të shpëtuar nga ungjilltari, më vonë janë larguar përfundimisht nga Krishti. Ata nuk kanë humbur shpëtimin, sic mësohet rëndom, por ata asnjëherë nuk kanë qënë të shpëtuar dhe të krishterë të vërtetë dhe asnjë nuk u morr seriozisht me shpirtin e tyre dhe për tu predikuar ungjillin biblik. Rezultati është që shumë kisha janë të mbushura me plot njerëz të parigjeneruar, të paripërtërirë, të parilindur që gënjejnë vetveten që janë të shpëtuar dhe të krishterë. Në këto kisha dele te verteta ka por me shumë mundësi janë pak dhe po vdesin urie.

Kjo është një nga shkaqet kryesore të gjendes që ndodhet sot kisha. Nëse nuk beson që njeriu së pari duhet të rilindë nga Perëndia që të besojë më pas (Gjoni 1:12,13, 3:3), nëse nuk beson që shpëtimi vjen nga Perëndia duke u dhënë jetë mëkatarëve të vdekur (Efesianët 2:1), duke i bërë të vullnetshëm që të besojnë, dhe qën uk vjen nga fuqia e vullnetit të tyre “të lirë”, nëse ke nje ungjill te zbutur që nuk shpëton për ta bërë më të pranueshëm sepse beson që shpëtimi është në dorën e njeriut, nëse veprën e Perëndisë e ke  zëvendësuar me një metodë njerëzore të shpikur, dhe nëse ke kisha të mbushura me të parilindur, nuk mund të ketë rrjedhojë dhe  rezultat tjetër për gjendjen e kishës përvecëse atij që shohim.

A e sheh cfarë po u bëhet shpirtrave dhe ku po shkojnë? Njerezit po bëhen që të mbeshteten jo tek Krishti dhe vepra e tij në kryq, por te një vepër që ata bëjnë, te një lutje supersticioze dhe te zgjuarsia njerëzore. Ungjillorët duhet të pendohen për këtë mëkat të madh dhe duhet të kthehen përsëri te Bibla dhe të rrënjët historike. Eshtë koha të vëmë në pikëpyetje cfarë na është mësuar. Eshtë koha të pendohemi dhe të rikthemi tek Bibla dhe është koha për një Reformim të Ri në kishë.

 
U bëj thirrje të krishterëve të predikojmë ungjillin biblikisht, pa e zbutur dhe pa e lëmuar, dhe ti thërrasim njerëzit në pendesë dhe besim. Mendo thellë për këtë… Pendohu për këtë mëkat të madh dhe rikthehu tek Bibla.
 
Soli Deo Gloria
Bestar Flamuraj

——-

Lexo artikullin tjeter: Trashëgimia shqetësuese e Çarls Finit [Charles Finney]

Shih predikimin Shokues: Mesazhi Shokues per te Rinjte

Lexo artikullin tjeter: Si ta dish nëse je i shpëtuar; Si ta dish nëse je me të vërtetë i krishterë.

Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *