Të Ecësh Denjësisht


Ecja ne Krishtin, thirrja

“Unë, pra, i burgosuri për Zotin, ju bëj thirrje që të ecni denjësisht ndaj thirrjes që u thirrët.” (Efesianët 4:1)

Efesianët ishin thirrur në besimin e Krishtit, dhe kështu që mënyra e tyre e jetesës duhej të korrespondonte ndaj asaj thirrje. Që kjo të ndodhte ishte e nevojshme për ta të konsideronin cila ishte thirrja për të cilën ishin thirrur, kush i kishte thirrur, si i kishte thirrur Ai dhe për çfarë qëllimi. Pa kryer të gjitha këto ata nuk do të ishin në gjendje të ecnin në një mënyrë që do të ishte e denjë për thirrjen e tyre. Ata ishin thirrur kur ata po ecnin akoma në mëkat, në të vërtetë ata ishin të vdekur në mëkat, të ndarë nga Krishti, nga shoqëria e shenjtorëve dhe nga vetë Perëndia. Pali donte që Efesianët ta mbanin mënd këtë, siç iu tha atyre në kapitullin 2, “Prandaj kujtohuni se ju ishit paganë; në atë kohë ishit pa Krishtin.” Duke sjellë ndër mend humbjen e tyre të mëparshme dhe mënyrën pagane të jetesës ishte një mënyrë e lehtë për ti rikujtuar ata se pasi ishin thirrur prej hirit ata duhej të jetonin në një mënyrë ndryshe nga ajo që kishin jetuar më përpara.
~Wolfgang Musculus~
Reformation Commentary on Scripture [Komentar i Reformuar i Shkrimit]: 
Galatasit, Efesianet (Downers Grove, IL; IVP Academic; 2012) f. 241.

Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *