Asnjë Shpëtim Përveçëse Një

Asnjë Shpëtim Përveçëse Një

Për shkak se një vendim i përjetshëm dhe i pandryshueshëm dënimi ka rënë mbi mëkatin – Perëndia nuk mundet dhe as nuk do ta shikojë mëkatin me favor, por zemërimi i Tij qëndron përjetësisht mbi të, në mënyrë të pakthyeshme – shpengimi nuk ishte i mundur pa një pagesë të një vlere të pamasë që të bënte shlyerjen e mëkatit, të merrte përsipër fajin, të paguante çmimin e zemërmit dhe të zhdukte mëkatin. Asnjë krijesë nuk ishte e aftë që ta bënte këtë. Nuk kishte asnjë shpëtim përveçëse që Biri i vetëm i Perëndisë të hynte në mjerimin tonë dhe të bëhej vetë njeri, të merrte mbi veten gjithë zemërimin e tmerrshëm dhe të përjetshëm dhe ta bënte trupin dhe gjakun e tij një sakrificë për mëkatin. Dhe kështu Ai veproi, nga mëshira dhe dashuria e Tij e pamatshme ndaj nesh, duke e dhënë veten e Tij dhe duke mbajtur zemërimin dhe vdekjen e pafundme.

 

– Martin Luteri

Historical Theology [Teologjia Historike] 

(Grand Rapids, MI; Zondervan Books; 2011) f.399.

 

Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *