Sprovat duhet të priten – Nga J. C. Ryle

Sprovat, janë pjesë e dietës që të gjithë të krishterët e vërtetë duhet të presin. Eshtë një nga mënyrat me anë të cilave hiri i tyre provohet… Dimri po aq sa vera – i ftohti po aq sa i ngrohti – retë po aq sa drita e diellit – janë të gjitha të nevojshme për të sjellë frytin e Frymës në pjekuri. Ne nuk e pëlqejmë këtë. Ne do të preferonim të përshkronim liqenin me mot të qetë dhe erëra të favorshme, me Krishtin gjithmonë në krahun tonë, dhe dielli që shndrit në fytyrat tona. Por nuk është kështu. Nuk është në këtë mënyrë që fëmijët e Perëndisë bëhen “pjestarë të shenjtërisë së tij.” (Hebrenjtë 12:10). Abrahami, Jakobi, Moisiu, Davidi, dhe Jobi ishin të gjithë njerëz të shumë sprovave. Le të kënaqemi që të ecim në hapat e tyre, dhe të pimë nga kupa e tyre. Në orët tona më të errta mund të na duket sikur jemi vetëm – por në të vërtetë ne kurrë, nuk jemi vetëm. 

~ Rajli (J.C. Ryle)~
Expository Thoughts on the Gospels [Mendime Ekspozuese mbi Ungjijtë]: 
Gjoni, Volumi 1 (Carlisle, Pennsylvania; Banner of Truth Trust; 1987)
 f. 338-339. HT: www.jcrylequotes.com

Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *