Të Flasësh me Guxim dhe pa Kompromis



Inkurajim te krishtere, Ungjillizimi

“Dhe iu kujtua besëlidhja e lidhur me ta dhe në dhembshurinë e madhe të tij u qetësua. Bëri që ata të fitojnë përkrahje ndër të gjithë ata që i kishin çuar në robëri.” – Psalmi 106:45, 46


Perëndia kontrollon gjithçka: molekulat më të vogla, ngjarjet e mëdha, madje edhe zemrat e njerzve (Fjalët e Urta 21:1). Perëndia ka një plan specifik për ju në historinë e shpengimit. Dhe Perëndia na zbulon në Shkrime se Ai do që ne të jemi dëshmitarë në Babiloni. Perëndia ka një plan specifik për jetën tonë dhe sipas Shkrimit, do të lëvizë në zemrat e atyre që ai ka caktuar të vendosë në shtigjet tona.

Unë besoj se ka një garanci të madhe nga Shkrimi për të besuar që do të keni një mbrojtje jo tokësore kur jetoni për Krishtin dhe flisni me guxim për të. Shumë prej nesh shqetësohen se kur dalim dhe flasim për Krishtin njerëzit mund të reagojnë negativisht. Ne mund të shqetësohemi për këto gjëra për një minutë, por meqë Perëndia na ka futur në këtë situatë duke na thirrur të dëshmojmë për të, ai mund edhe të na nxjerrë nga kjo. Perëndia i mbron ata që i binden atij. Dhe sido që njerëzit të reagojnë, ajo që do të ndodhë është sipas planit të përsosur të Perëndisë.. Ai ka kontroll përfundimtar se si do të pranohet mesazhi që ju u sillni njerëzve. Mbani mend që ju jeni thjesht postieri. Nuk e krijojmë ne mesazhin, Perëndia e bën këtë, dhe ne duhet ta dorëzojmë mesazhin të pa prekur. Ai do të përcaktojë rezultatin.

Por shumë herë ne bëjmë kompromis për shkak se kemi frikë se do të tallemi kur të flasim për Krishtin, por fakti është që nëse ne nuk bëjmë kompromis, Perëndia do të jetë mbrojtja jonë në mes të telasheve … Por sapo bëni kompromis, ju humbisni atë mbrojtje jo tokësore dhe që nga kjo moment, jeni vetëm.

Duke folur për Izraelin Psalmi 106:46 thotë, “Bëri që ata të fitojnë përkrahje ndër të gjithë ata që i kishin çuar në robëri.” A e kuptoni se Perëndia jo vetëm që influencon te një mbret, por Perëndia mund të influencojë një shoqëri të tërë? Kjo është sepse, vargu 45 thotë se ai është një Perëndi që e mban besëlidhjen dhe Ai bëri një besëlidhje me njerëzit e tij. Dhe, miq, ne kemi një besëlidhje me Perëndinë tonë në Krishtin. Në këtë besëlidhje ai nuk na trajton ashtu siç mëkatet tona e meritojnë. Për më tepër, për shkak se ai na ka dhënë drejtësinë e Krishtit, ne tani jemi fëmijë të Perëndisë, në një marrëdhënie besëlidhjeje që është e pathyeshme. Kështu që kur luteni, kërkojini Perëndisë që t’ju nxjerrë në botë dhe të ndërveproni me ata që do të jenë të denjë për kohën tuaj, por edhe nëse nuk shihni rezultate të menjëhershme, kuptoni që ju jeni thjesht lajmëtari të cilit Perëndia i ka caktuar këtë takim.
Përkthyer nga: http://www.reformationtheology.com/apologetics/

Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *