Cfarë është një Apostull dhe a ka Apostuj sot?

Cfarë është një Apostull dhe a ka Apostuj sot?

Fjala “Apostull” do të thotë “i dërguar”.

Në Shkrimin e Shenjtë kemi dy lloje apostujsh. Shkrimi na flet për dy lloje apostujsh:

1) Apostujt e Krishtit, ata që ishin caktuar nga vetë Krishti, që panë Krishtin e ringjallur (dëshmitarë okularë) dhe që kishin aftësinë për të bërë mrekullitë (shenjat) si Apostuj të Tij. Dhe

2) apostujt e kishës, ose ndryshe të dërguarit e kishës. Ata që dërgohen nga kisha. Në kuptimin thjesht si të dërguar për të predikuar dhe mësuar Fjalën e Perëndisë.

——-

Apostujt e Krishtit:

3 Kriteret për të qënë Apostull i Krishtit:

1) Deshmitar Okular i Krishtit te Ringjallur.
2) Duhej te ishte caktuar drejtperdrejt nga Krishti.
3) Aftesite per te bere mrekullite (shenjat) e Apostujve.

1) Dëshmitar Okular i Krishtit të Ringjallur.
1 Gjoni 1:1 – Atë që ishte nga fillimi, atë që dëgjuam, atë që pamë me sytë tanë, atë që vështruam dhe që duart tona e prekën lidhur me Fjalën e jetës.
Veprat 9:39 – Dhe ne jemi dëshmitarë për të gjitha ato që ai bëri në vendin e Judesë dhe në Jeruzalem; dhe se si ata e vranë, duke e varur në një dru.

2) Duhej të ishe caktuar drejtperdrejt nga Krishti
Marku 3:14 – Dhe ai i caktoi dymbëdhjetë që të rrinin me të dhe që mund t’i dërgonte të predikojnë.
Veprat 1:2 – …apostujve që ai kishte zgjedhur.
Veprat 10:40,41 – Por Perëndia e ringjalli të tretën ditë dhe e bëri që ai të dëftohet, jo mbarë popullit, por dëshmitarëve të paracaktuar nga Perëndia, neve, që hëngrëm dhe pimë me të, mbasi ai u ngjall së vdekuri.
Galatasit 1:1 – Pali, apostull (jo nga njerëzit, as me anë të njeriut, por nëpërmjet Jezu Krishtit…

3) Aftesitë për të bërë mrekullitë (shenjat) e Apostujve.
Mateu 10:1-4 – Pastaj Jezusi i thirri të dymbëdhjetë dishepujt e tij rreth vetes dhe u dha autoritet t’i dëbojnë frymërat e ndyra, dhe të shërojnë çdo sëmundje e çdo lëngatë. Dhe emrat e dymbëdhjetë apostujve janë këta…
Veprat 2:43 – Dhe të gjithëve u kishte hyrë druajtja; dhe shumë shenja e mrekulli bëheshin nga dora e apostujve.
Veprat 4:33 – Dhe apostujt me fuqi të madhe jepnin dëshmi të ringjalljes së Zotit Jezus; dhe hir i madh ishte mbi të gjithë ata.
Veprat 5:12 – Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve. Të gjithë me një mendje të vetme mblidheshin nën portikun e Salomonit.
2 Korintasit 12:12 – Shenjat e apostullit u vërtetuan ndër ju me durim të madh, me shenja e mrekulli dhe çudira.

Asnjë njeri në planet sot, asnjë nga ne nuk mund të quhet Apostulli i Krishtit sepse asnjë nga ne nuk plotëson as edhe njërën prej këtyre kritereve dhe jo me të treja ato. Nuk ka sot më Apostull të Krishtit dhe nuk ka sot njerëz që kanë dhuntinë apostolike të mrekullive dhe shërimeve.

——–

apostuj të kishës, ose, të dërguarit e kishës:

2 Korintasve 8:23 – Sa për Titin, ai është bashkëpunëtori im dhe shok i veprës midis jush; sa për vëllezërit, ata janë apostuj të kishave, lavdi e Krishtit.

 

Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *