Fjala e Zotit – Nga Çarls Spërxhën (Charles Spurgeon)


Bibla, fjala e Zotit, Shkrimi

Oh, sikur ti dhe unë të arrijmë në vetë zemrën e Fjalës së Perëndisë, dhe ta marrim Fjalën në veten tonë! Ashtu siç e kam parë krimbin të hajë në gjethe, dhe ta konsumjë, kështu duhet të bëjmë edhe ne me Fjalën e Zotit — jo të zvarritemi mbi sipërfaqen e saj, por të hamë në të derisa ta kemi marrë në pjesët tona më të thella…është e bekuar të hash në vetë shpirtin e Biblës derisa, si përfundim, ti arrin të flasësh në gjuhën e Shkrimit, dhe stili yt është i përcaktuar mbi modelet e Shkrimit, dhe, çfarë është akoma edhe më mirë, shpirti yt është parfumosur me fjalët e Zotit.


Unë citoj Xhon Banjën (John Bunyan) si një shembull të asaj që dua të them. Lexoni ndonjë gjë prej tij, dhe do të shikoni që është pothuajse sikur po lexoni vetë Biblën. Ai e lexoi atë derisa shpirti i tij u ngop me Shkrimin; dhe, megjithëse shkrimet e tij janë mahnitërisht plot poezi, prapë ai nuk mund të na japë Rrugën e tij të Shtegëtarit — më të ëmblën e të gjitha veprave të tij — pa na bërë vazhdimisht të ndiejmë dhe të themi, “Pse, ky njeri është një Bibël e gjallë!” Shpojeni atë kudo — gjaku i tij është plot me Biblën, vetë esenca e Biblës rrjedh prej tij. Ai nuk mund të flasë pa cituar një varg, sepse vetë shpirti i tij është plot me Fjalën e Perëndisë. Unë ju rekomandoj shembullin e tij, të dashur.


~ Çarls Spërxhën (Charles Spurgeon)
Spurgeon’s Sermons [Predikimet e Spërxhënit] (Spokane, Washington; Olive Tree Bible Software; 2010) eBook. Vol. 45, Predikimi Nr. 2644;
 Titulluar: The Last Words of Christ on the Cross [Fjalët e Fundit të Krishtit në Kruq]; Predikuar në 25 Qershor 1882.

Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *