Ky Është Shkrimi i Perëndisë – Nga Charles Spurgeon

Qëndro mbi këtë libër [Biblën], dhe admiro autoritetin e tij. Ky nuk është një libër i zakonshëm. Nuk janë thëniet e sagave të Greqisë; këtu nuk janë shprehjet e filozofëve të epokave të kaluara. Nëse këto fjalë u shkruajtën nga një njeri, ne mund ti refuzonim ato; por, më lejoni të mendoj këtë mendim solemn, mendimin që ky libër është shkrimi i Perëndisë – që këto fjalë janë të Perëndisë! 

Më lejoni të shikoj datën e saj; ajo datohet nga kodrat e qiellit. Më lejoni të shikoj shkronjat e saj; ato shfaqin lavdi në syrin tim. Më lejoni të lexoj kapitujt; ato janë të mëdhaja me kuptim dhe mistere të panjohura. Më lejoni të shikoj profecitë; ato janë shtatzëna me mrekulli të pamenduara. Oh, libri i librave! Dhe a nuk u shkrove ti prej Perëndisë sim? Atëhere unë do të përkulem përpara teje. 

Ti libër me autoritet të pafundëm! Ti je një shpallje nga Perandori i Qiellit; Qoftë larg meje që arsyen timeta përdor për të të kundërshtuar ty. Arsye, vendi yt është të qëndrosh dhe zbulosh kuptimin e këtij libri, jo të tregosh çfarë ky libër duhet të thotë.


Eja ti, arsyeja ime, intelekti im, ulu dhe dëgjo, sepse këto fjalë janë fjalët e Perëndisë. Nuk e di si ta zgjas këtë mendim. Oh! Nëse do të mbanit mend gjithmonë që kjo Bibël me të vërtetë u shkrua prej Perëndisë. Oh! Nëse do të hynit në dhomat e fshehta tëqiellit, nëse do të shikonit Perëndinë duke kapur penën e tij dhe duke shkruar këto shkronja – atëhere me siguri që ju do ti respektonit ato; por ato janë po aq shkrimi i Perëndisë sa edhe nëse do ta kishit parë Perëndinë ti shkruante ato. Kjo Bibël është një libër autoriteti; është një libër i autorizuar, sepse Perëndia e ka shkruar. Oh! dridhuni, asnjë prej jush të mos e përçmojë atë; ose të vini në dyshim autoritetin e saj, sepse është Fjala e Perëndisë.

~ Charles Spurgeon
Spurgeon’s Sermons [Predikimet e Spërxhënit] (Spokane, Washington; Olive Tree Bible Software; 2010)
 eBook. Vol. 1, Predikimi Nr. 15; Titulluar: Bibla; Predikuar në mëngjesin e 18 Marsit 1855.

Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *