Ligji dhe Ungjilli

Ligji dhe Ungjilli

Ligji – “…Mësues, çfarë vepre të mirë të bëj që të kem jetë të përjetshme? … Në qoftë se do që të hysh në jetë, mbaj urdhërimet.” (Mateu 19:15-17)

Ungjilli: “Kur i dëgjuan këto, dishepujt e vet u habitën shumë dhe thanë: Kush vallë mund të shpëtohet? Dhe Jezusi duke i vështruar tha: Për njerëzit kjo është e pamundur, por për Perëndinë çdo gjë është e mundur…” (Mateu 19:25-26)

“Sepse Moisiu shkruan për drejtësinëvjen prej ligjit: Se njeriu që bën këto, do të jetojë me anë të tyre” (Romakët 10:5). Por “dhe urdhërimi që u dha për jetë, ai u gjet tek unë për vdekje” (Romakët 7:10). “Sepse kushdo që e zbaton të gjithë ligjin, por e shkel në një pikë të vetme, është fajtor në të gjitha.” (Jakobi 2:10) …dhe “shpirti që mëkaton do të vdesë” (Ezekieli 18:20). Por “…Perëndia duke dërguar Birin e tij në shëmbëllim mishi mëkatar… që të përmbushet kërkesa e drejtë e ligjit në ne” (Romakët 8:3-4).

Vini re në Shkrimet e mësipërme që 1) ka një drejtësi të bazuar te ligji, 2) urdhërimi premton jetë, 3) nëse do ti bindeshim përsosmërisht por 4) për shkak se ne dështojmë, 5) Jezusi mban ligjin për mëkatarët që kërkesat e tij të përmbushen në ne. Ka dy parime vepruese në Bibël: 1) “Bëj këtë dhe jeto” (Levitiku 18:5; Romakët2:13; 10:5) dhe 2) “Beso te Ndërmjetësuesi të bëjë për ne atë që ne ishim të paaftë për ta bërë vetë.” (Habakuku 2:4; Romakët 10:6; Galatasit 3:11). Parimi i parë shpesh quhet “besëlidhja e veprave” dhe e dyta quhet “besëlidhja e hirit”. E dyta është e mundur sepse ndërmjetësuesi përmbushi të parën. John Calvin (Xhon Kalvin) një herë tha, “Personi që do që të drejtësohet nëpërmjet veprave duhet të bëjë më shumë sesa të bëjë disa vepra të mira. Ai duhet të ketë një bindje të përsosur ndaj Ligjit. Dhe ata që ia kanë kaluar gjithë të tjerëve dhe kanë bërë progresin më të madh në Ligjin e Zotit janë prapë shumë larg nga kjo bindje e përsosur.”

 

 

 

Përkthyer nga: http://www.reformationtheology.com/biblical_reflections/

 

Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *