10 Mënyra për tu lutur për gruan tënde

Këtu janë dhjetë gjëra për të kërkuar në lutje te Perëndia për gruan tënde:


1. Zot, ji gjithcka për të. Bëj Zot, që ajo të rritet në njohjen tënde, të gjejë kënaqësinë e saj në ty. Ji një strehë e fortë dhe një kala e fuqishme për të.


2. Forcoje besimin e saj dhe rrite në perëndishmëri, në hir, në shenjtëri dhe në të gjitha frytet e Frymës.


3. Bëje që të dëgjojë zërin tënd Zot, ti kushtohet leximit të Fjalës tënde dhe të pranojë cdo të vërtetë, sado e vështirë qoftë. Ndihmoje ti kuptojë ato dhe vëri në zemrën e saj.


4. Dëgjoji lutjet e saja Zot. Bëje një grua që lufton në lutje dhe që shpreson në ty.


5. Zot, ajo, si cdo bijë tjetër, lufton me mëkatin. Ndihmoje Zot të shohë se cfarë duhet të ndryshojë në të. Ndihmoje të shohë mëkatet e fshehura dhe që ti rrëfejë ato. Fale Zot. Derdh hirin tënd të madh mbi të, pastroje, transformoje dhe bëje më shumë si Krishti.


6. Jepi urtësi o Zot, drejtoje Zot, bëje një këshilltare të pacmueshme për këtë familje.


7. Ndihmoje Zot, që të jetë një administratore e mirë e shtëpisë dhe ndihmoje të përkujdeset në mënyrën më të mirë për fëmijët tanë dhe të rrisë fëmijë të perëndishëm.


8. Ndihmoje Zot që të jetë e përkushtuar dhe jepi një zemër të përulur dhe bindëse.


9. Vëri në zemër një dashuri për të tjerët. Për tu lutur për ta dhe për ti ndihmuar.


10. Ndihmoje Zot të reflektojë bukurinë e Krishtit dhe që kjo familje të jetë një dritë për këdo.


Amen.

Sigurisht që ka edhe shumë gjëra të tjera që mund të lutesh për bashkëshorten tënde por këto 10 pika janë një fillim i mirë. Shpresoj që të ndihmojnë. Zoti ju bekoftë.


Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *