Një Shqyrtim i Rick Warren

Rick Warren është një pastor i njohur në SHBA. Një nga librat e tij më të shitur që është përkthyer edhe në shqip është “Të jetosh sipas Qëllimit”. Libri i tij, sado i pëlqyer të jetë duhet të shqyrtohet dhe të ballfaqohet me Biblën.

Një nga gjërat e mira rreth Rick Warren është se ai bën shumë vepra bamirësie dhe nje pjesë të të ardhurave të tij shkojnë për to.

 

Ja çfarë thotë Michael Horton rreth tij:

Dukshëm, Rick Warren beson se ai thjesht po përkthen ungjillin në terma që të paarriturit mund ti kuptojnë. Gjithësesi, gjendja radikale e mëkatit është redukuktuar thjesht në qëndrime negative dhe sjellje dhe shpengimi radikal i siguruar nga vdekja shlyese e Krishtit dhe ringjallja janë reduktuar në deklarata të përgjithshme dhe të paqarta rreth Perëndisë që na jep një mundësi tjetër. Mesazhi i tij kryesor duket se është që ti je krijuar për një qëllim dhe ti ke nevojë ta përmbushësh atë. Madje edhe për Pashkët ai ka thënë, “…Dhe sigurisht, ai qëllim tani bëhet më i madh — dhe në fakt, Unë mendoj që ky është mesazhi i kësaj jave Pashke, është që Perëndia mund të nxjerrë dicka të mirë nga e keqja. Që ai i kthen kryqëzimet në ringjallje. Që ai heq atë rrëmujën nga jeta jonë, dhe kur ne ia japim atij të gjitha copëzat, ai mund — Perëndia mund ti formojë ato në një mënyrë të re” (Emisioni “Larry King Live,” CNN, 22 Mars 2005)…

Libri i tij më i shitur, “Jeta sipas Qëllimit [The Purpose-Driven Life]”, fillon duke lajmëruar që nuk është rreth teje, por rreth Perëndisë, dhe pastaj e gjithë pjesa tjetër e librit është rreth tjeje. Mesa duket ka një kontradiktë midis teologjisë së fokusuar te Perëndia që rrëfehet dhe orientimit të fokusuar te njeriu që dominon shumë nga mesazhet dhe metodat e tij…

Pastor Warren i përshtat apelimet e tij sipas audiencës që ka. Kalvinistëve, ai u thekson mbështetjen e tij për “solat” e Reformacionit. Por mësuesit të prosperitetit David Yonggi Cho,  i thotë, “Kam lexuar librat tuaj mbi Vizionet dhe Endrrat – flas me pastorët se si ju dëgjoni zërin e Frymës së Shenjtë?…Çfarë këshile do ti jepnit një pastori të ri?…A mendoni se kishat amerikane duhet të jenë më të hapura ndaj lutjes së mrekullive?” (“Mëngjes me David Yonggi Cho dhe Rick Warren [Breakfast with David Yonggi Cho And Rick Warren],” Pastors.com). Në qershor 2006 në artikullin në JewishJournal.com, redaktori Rob Eshman raportoi mbi një fjalim që Warren kishte mbajtur për Sinagogën 3000, pasi Rabiu Ron Wolfson u përfshi në seminaret trajnuese pastorale Të-Jetuarit-Sipas-Qëllimit. “Warren foli të gjithë mbremjen pa përmëndur asnjëherë të vetme Jezusin — një dëshmi e përshtatjes së mesazhit” Kur gazeta “Amerika Sot [USA Today]” e pyeti pse Mormonët dhe udhëheqësit hebrenj janë përfshirë në programet trajnuese pastorale, Rick Warren tha, “Unë nuk do të hyj në një debat mbi gjërat jo thelbësore. Unë nuk përpiqem të ndryshoj denominacionet e tjera. Pse të jemi përçarës?” (Gazeta “USA Today”, 21 Korrik 2003)…”

Në fakt në librin e tij, ka shumë gjëra që nuk janë biblike, Ai nuk e jep fare Ungjillin dhe gjithcka është rreth njeriut dhe jo rreth Perëndisë . Xhon Mekarthur na tregon dicka në lidhje me këtë në këtë video:

Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *