Mbi vullnetin e lirë të njeriut – Këndvështrimi sipas Biblës

Sa i përket lirisë së njeriut për të zgjedhur t’i afrohet Perëndisë, Bibla e bën të qartë se ASNJË qenie njerëzore nuk dëshiron dhe nuk mund t’i afrohet Perëndisë me vullnetin e vet të lirë sepse:


1. Njeriu nuk i kupton gjërat frymërore (të Perëndisë)

2. Njeriut i duken marrëzi gjërat frymërore (të Perëndisë)

3. Njeriu është i VDEKUR FRYMËRISHT në faje e mëkate

4. Nuk ka ASNJË njeri që kërkon të bëjë të mirën, as edhe një

5. Të gjithë mëkatuan dhe ranë nga lavdia e Perëndisë

6. Gjithë njerëzimi është nën zemërimin e Perëndisë për arsye të mëkatit

7. ASKUSH nuk mund ta shohë Perëndinë sepse Perëndia i Shenjti banon në dritë të paafrueshme

8. Drejtësia njerëzore nuk e përmbush drejtësinë e Perëndisë; drejtësia njerëzore është si një rrobe e ndotur para Perëndisë

9. Zoti Jezu Krisht e cilësoi çdo krijesë njerëzore si fëmijë të të ligut (djallit) – djalli mëkatoi që nga fillimi

10. Perëndia e shpall njerëzimin mëkatar. si pasojë njeriu nuk mund t’i afrohet Perëndisë

11. Njeriu nuk mund të vetëdrejtësohet para Perëndisë (t’i pëlqejë Perëndisë) sepse Perëndia në natyrë i shenjtë dhe i papërlyer në mëkat e urren edhe rroben e ndotur nga mëkati

12. Njeriu është SKLLAV i mëkatit

13. Njeriu me vullnetin e vet të lirë ndjek dëshirimet e mishit, krenarinë e jetës dhe lakminë e syve, instinktet e mishit

14. Njeriu kërkon një fe vetëdrejtësuese, fe, e cila nuk i kërkon llogari për mëkatin e vet

15. Njeriu krahasohet në Bibël me një dele endacake, dele që endet gjithnjë në krah të kundërt me vullnetin e Perëndisë

16. Bibla e paraqet njeriun krijesë mëkatare, në rebelim kundër Perëndisë, ARMIK i Perëndisë

17. :Historia e Izraelit tregoi se njeriu është një qenie kokëfortë, me tendencë e prirje për t’iu larguar Perëndisë

18. Njeriu mund të zgjedhë lirisht të ndërrojë shtëpi apo qytet, etj vendime si këto, por lidhur me gjërat frymërore, njeriu NUK DËSHIRON DHE NUK MUNDET (bazuar sa më sipër: 1-17) të ZGJEDHË T’I AFROHET PERËNDISË i pari. Kjo ishte arsyeja që Perëndia u bë mish (njeri) = Zoti Jezu Krisht dhe banoi ndër ne, vdiq, u varros dhe u ringjall për të thirrur për Lëvdim të Lavdisë së Vet një popull nga çdo gjuhë, komb, fis e farë mbi dhe (tokë), populli i Perëndisë = Kisha e Zotit Jezu Krisht.

Në dashurinë e Zotit Jezu Krisht,
Andi Kosta

Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *