Perëndia, Burimi i Dritës Shpirtërore

Perëndia, Burimi i Dritës Shpirtërore

Shpirtrat e njerëzve natyrorë janë kaq të verbër saqë nuk shikojnë asnjë bukuri ose shkelqësi në Krishtin. Ata nuk e shikojnë dot mjaftueshmërinë e Tij. Ata nuk shikojnë asnjë bukuri në veprën e shpëtimit prej Tij; për sa kohë që ata rrinë kështu të verbër, është e pamundur që ata të afrohen me Krishtin. Zemra kurrë nuk do të afrohet te një Shpëtimtar i panjohur. Eshtë e pamundur që një njeri duhet ta dojë këtë, dhe lirisht ta zgjedhë Atë, dhe të gëzohet në Të, në të cilin nuk shikon asnjë shkëlqësi. Por nëse sytë e tu u hapën për të parë shkëlqësinë e Krishtit, puna do të kishte përfunduar. Ti menjëherë do të kishe besuar në Të; dhe do ta shikoje zemrën tënde të shkonte pas Tij. Do të ishte e pamundur ta përmbaje. Por ki kujdes se mos formon ndonjë nocion të gabuar se çfarë është të shikosh Krishtin shpirtërisht. Nëse e bën këtë, mund të kërkosh atë që Perëndia kurrë nuk e jep. 

Mos mendo që, të shikosh Krishtin shpirtërisht, është të kesh një vegim të Tij siç kishin profetët, ta shikosh Atë në ndonjë formë trupore. Mos u lut dhe mos kërko për asnjë gjë të tillë. Por ajo që duhet të kërkosh është, që të kesh një pamje të shkëlqësisë së lavdishme të Krishtit, dhe të rrugës së shpëtimit nëpërmjet Tij, në zemrën tënde. Kjo është një pamje shpirërore e Krishtit. Kjo është ajo për të cilën duhet ti thërrasësh Perëndisë ditë dhe natë. Perëndia është burimi i dritës shpirtërore. Ai hap sytë e të verbërit. Ai urdhëron dritën të ndriçojë në errësirë. është e lehtë me Perëndinë të ndriçojë shpirtin, dhe ta mbushë atë me këto zbulime të lavdishme, megjithëse është përtej fuqisë së njeriut dhe të engjëjve.

~ Xhonathan Eduards (Jonathan Edwards)

 

Works of Jonathan Edwards [Veprat e Xhonathan Eduards] Vol. 2 

(Peabody, MA; Hendrickson Publishers, Inc; 2007) f. 829. Predikimi 1.

 

Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *