Nje biografi e shkurter per Paul Washer

Paul David Washer ka lindur në vitin 1961 dhe është drejtori i Shoqërisë Misionare HartKraj (HeartCry Missionary Society) e cila mbështet kryesisht punën misionare në vendet indigjene të Amerikës së jugut.(www.heartcrymissionary.com). Paul Washer është një predikues Baptist Jugor i reformuar, i cili është një nga predikuesit më të njohur dhe më biblike në Amerikë në kishën e sotme. Ai predikon në shumë kisha dhe vënde të botës, si në Amerikën e Jugut, Evropën lindore, Azi, etj.

Predikimet e Paul Washer-it kanë një fokusim të madh te Ungjilli dhe në doktrinën e sigurisë së shpëtimit. Ai është kundër praktikave pragmatike në kishat moderne ungjillore sot sic janë lutja e shpëtimit, fokusit te numrat (rritjen numerike në kishë).

Predikimet e Tij shpesh herë fokusohen se si një person mund të shpëtohet nga ferri. Sipas tij, një person shpëtohet vetëm me anë të besimit, por evidenca e besimit të personit janë veprat e tij ose të asaj. Pra, jeta e personit do të tregojë nëse ai është me të vërtetë i shpëtuar apo jo.

Washer tregon që shumë njerëz që rrëfejnë që besojnë në Krishtin nuk janë me të vërtetë të shpëtuar. Washer fajëson predikuesit për këtë. Ai tregon që shumë predikusë ungjillorë sot japin një prezantim jo biblik të Ungjillit, i shpallin të shpëtuar njerëzit pasi i nxisin të bëjnë një lutje dhe nuk shohin për evidenca të pendimit dhe fryteve në jetën e personit.

Ndër njerëzit që kanë pasur më shumë influencë dhe ndikim tek ai, Washer përmënd:
Sproul (R. C. Sproul), Xhon Mekarthur (John Macarthur), Xhorxh Muller (George Muller), Xhon Pajper (John Piper), Xhonathan Eduards (Jonathan Edwards), Xhorxh Uitfilld (George Whitefield), Carls Spërxhën (Charles Spurgeon), Leonard Revënhill (Leonard Ravenhill), Xhon Uesli (John Wesley), Tozer (A. W. Tozer) dhe Martin Llojd Xhons (Martyn Lloyd-Jones).

Washer thotë që ai u shpëtua, u kthye te Krishti në kohën kur studionte të bëhej një avokat nafte në Universitetin e Teksasit. Mbas diplomimit, ai shkoi në shkollën teologjike baptiste jugperëndimore(Southwestern Baptist Theological Seminary). Më pas ai shkoi në Peru si misionar për 10 vjet, dhe më pas u kthye në Shtetet e Bashkuara.

Ai banon në Redford (Radford), Virxhinia (Virgina), bashkë me gruan e tij Charo Washer dhe tre fëmijët.

Predikimet e Paul Washer ka pasur një ndikim shumë të madh në botë përmes Youtube, dhe ai realisht përdor Twitter-in dhe tashme edhe Facebook-un, ku ai ndan te vërteta themelore nga Shkrimi.


Librat e Shkruar

• The One True God (Perëndia i Vetëm i Vërtetë)
• Truth About Man (E Vërteta Mbi Njeriun)

Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *