Përgjegjësia Kryesore

Përgjegjësia Kryesore

Predikimi biblik duhet të zërë gjithmonë vendin e parë të ndikimit në jetën e çdo kishe. Ne zemër të çdo kishe të shëndetshme është ekspozimi energjik i Fjalës së Perëndisë.

Megjthatë, për fat të keq, shumë pastorë po largohen nga roli jetik i predikimit ekspozues dhe i mësimit doktrinar. Por duke bërë kështu, ata nuk arrijnë të kuptojnë që të sapokthyerit në besim, së pari dhe më së shumti, kanë nevojë që t’u mësosh të vërtetën e Perëndisë. Si rezultat, shumë gjëra të tjera konkurojnë dhe madje edhe zëvëndësojnë rolin primar të predikimit biblik në kishë. Koncerte të krishtera, drama, shfaqje, festivale, shfaqje muzikore, programe me folës të veçantë dhe filma fetarë po fitojnë terren në jetën e kishës bashkëkohore…

Duke diagnostikuar sëmundjet e theksimit të këtyre metodave, Martin Lloid-Xhons (Martyn LLoyd-Jones) vajtoi: “Gjithë këto duhet të jenë veçëse dytësore, shumë shpesh, madje as dytësore, shpesh të padenja që të kenë ndonjë vend ndopak… Detyra kryesore e kishës dhe e predikuesit te krishterë është predikimi i Fjalës së Perëndisë.” Ai jehonte fjalët e zërit kryesor pastoral të Zgjimit të Madh Xhonathan Eduards (Jonathan Edwards), që deklaroi: “Rëndësia kryesore e pastorit është të jetë një predikues ekspozues.”

Kishat ungjillore kanë një nevojë të madhe për t’u kthyer te përparësia e mësimit të apostujve. Predikimi është përgjegjësia më e madhe e predikuesit dhe e kishës.

 

Steve Lawson

“Uri në Vend” f.31

 

Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.