Plani Parësor i Perëndisë sot – Nga Steve Lawson


Predikimi, sherbesa, pastori, podiumi

Predikimi ishte strategjia e Perëndisë për të fituar Niniven dhe mbetet plani i tij parësor për të pasur ndikim në qytete sot. Me një guxim të shenjtë për të predikuar Fjalën e Tij, predikuesit në kohët e sotme duhet të jenë të bindur të shkojnë aty ku janë dërguar për të shpallur mesazhin shpëtues të Perëndisë. Një bindje e tillë supreme ndaj Zotit nga predikuesit e Tij është gjithmonë e domosdoshme. Një burrë i thirrur nga Perëndia, i armatosur me një mesazh të dërguar nga Perëndia, i përkushtuar ndaj një metode të përshkruar nga Perëndia, ndaj predikimit, është gjithmonë i mjaftueshëm për çdo situatë.


Xhon Noks ishte një burrë i tillë. Megjithëse do të bëhej më vonë drejtuesi i Reformimit protestant në Skoci, Noks hyri në shërbesë me gjysëm zemre. Rëndësia e përgjegjësisë për të predikuar Fjalën ishte shumë e madhe, kështu ai nuk mund ta merrte lehtë. Për këtë reformator në proces, podiumi ishte një tryezë e shenjtëruar, sikur të shkelje në tokë të shenjtë. Kur Noksit iu bë thirrja pastorale nga kisha e tij e parë në Prill 1547, ai menjëherë shpërtheu në lot dhe u tërhoq në vetmi, shumë i shastisur për të pranuar një thirrje të tillë, pa përmëndur që ndihej i paaftë. Por Perëndia po e thërriste. Ky realitet i pamohueshëm i pushtoi shpirtin.

Duke hetuar shpirtin e tij, Noksi e kuptoi që duhej të predikonte. Mund të pyesim, ku janë burra të tillë që dridhen sot? Ku janë ata që predikojnë si të caktuar hyjnisht? Po ti, a je një burrë i tillë?
Steve Lawson
“Uri në Vend” f. 60-61

Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *