Reformimi i ekspozimit – Nga Steve Lawson



Xhon Kalvin, predikimi ekspozues

Një ekzpozues i shquar që “iu kushtua” predikimit biblik ishte reformatori madhështor i Gjenevës, Xhon Kalvin. Përkushtimi i tij plot pasion ndaj predikimit të fokusuar në Fjalën, të udhëhequr nga teksti mbetet i papërsëritshëm. Për njëzet e tre vjet (1541-1564) ky pastor zvicerian shtjelloi me kujdes Fjalën e Perëndisë para kishës së tij. Kalvini predikonte nga Dhiata e Re dy herë çdo të dielë, dhe një javë po, një javë jo, ai shtjellonte pjesë së Dhiatës së Vjetër çdo mbrëmje në ditë jave. Para kësaj periudhe të gjatë shërbese të kompletuar, ai kishte munguar në shërbesën e podiumit pasi ishte dëbuar të dielën e pashkëve 1539 nga këshilli i qytetit të Gjenevës. Megjithatë pasi u kthye nga mërgimi tre vjeçar, Kalvini hyri në kishën e tij në Gjenevë (shtator 1541) me triumf dhe rifilloi ekspozimin e Shkrimit pikërisht aty ku e kishte lënë tre vjet me parë, në vargun tjetër. Më vonë Kalvini u sëmur rëndë javën e parë të tetorit 1558 dhe nuk u kthye ne podium deri të hënën e 12 qershorit 1559, një mungesë prej tetë muajsh. Por kur rifilloi shërbesën e tij ai filloi përsëri në vargun tjetër në Librin e Isaisë. Ai ishte i përpirë nga pasioni për predikimin ekspozues.


Në fakt, Kalvini ishte kaq i përkushtuar të predikonte libra të tërë në Bibël, saqë shpesh i duheshin disa vite për të mbaruar seritë e predikimit. Për shembull, predikimi javor në librin e Veprave zgjati katër vjet. Atëhere ai predikoi 46 predikime mbi 1 dhe 2 Thesalonikasve, 186 predikime mbi 1 dhe 2 Korintasve, 86 predikime mbi letrat pastorale, 43 predikime mbi letrën e galatasve, dhe 48 predikime mbi Efesianët. Në vitet e fundit ai filloi të predikonte një harmoni të ungjijvë në pranverë të 1559 dhe vazhdoi të bëntë këtë gjë derisa vdiq pesë vjet më vonë, më 27 maj 1564. Gjatë të njëjtës periudhë predikoi 159 predikime mbi Jobin, 200 mbi Ligjin e Ripërtërirë, 353 mbi Isainë, 123 mbi Zanafillën, si dhe ekspozime të tjera.

Predikimet e pasura të Xhon Kalvinit kishin një substancë të tillë, saqë ekspozimet e tij u bënë me kalimin e kohës baza e komentarëve të tij ndriçues. Përmes predikimit nga podiumi ai bëri komentarë mbi njëzet e tre libra të Dhiatës së Vjetër (duke përfshirë dhjetë nga librat e profetëve të vjetër) një harmoni të Ungjijve, Veprat, 1 dhe 2 Korintasve, Galatasve, Efesianëve, 1 dhe 2 Thesalonikasit, 1 dhe 2 Timoteut dhe Titit. Pjesa më e madhe e kësaj trashëgimie të gjërë dhe të pasur buronte nga predikimi i tij besnik ekspozues. A është predikimi biblik praktik? Kur konsiderojmë që predikimi ekspozues i Kalvinit ndikoi në mnyrë dramatike në dy kontinente, si nga ana fetare, ashtu edhe nga ajo kulturore, përgjigjja duhet të jetë pozitive.

Çfarë tjetër mund të jetë më praktike se fuqia jetëndryshuese e predikimt të Fjalës së Perëndisë? Reformatori i famshëm gjenevas lartësohet mbi shekuj si një shembull që ia vlen ta ndjekësh në aktivitetin e pasionuar të ekspozimit biblik.
Steve Lawson
“Uri në Vend” f. 110-111

Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *