A është biblike që gratë të jenë pastore?

Grate pastore,

Këtë artikull mund tua dërgoni kishave që besojnë që gratë mund të jenë pastore

Nëse dini një kishë që beson se gratë mund të jenë pastore, kopjoheni këtë artikull dhe vendoseni te e-maili juaj.

_________ Për Kishat që Afirmojnë Gratë Pastore _________


Ne besojmë që ju doni të nderoni Fjalën e Perëndisë dhe doni të mësoni Fjalën e Tij në të vërtetën dhe kjo është arsyeja pse ne po ju kontaktojmë. Ne shikojmë që ju lejoni dhe afirmoni gratë pastore. 1 Pjetri 3:15 thotë që të jemi gjithnjë gati për të dhënë një përgjigje dhe kjo është arsyeja se pse ne po ju shkruajmë, për të marrë një përgjigje prej jush se pse ju afirmimoni gratë pastore nën dritën e asaj që Bibla thotë:

1 Timoteu 2:12-13, “Por nuk e lejoj gruan që të japë mësim, as të përdorë pushtet mbi burrin, por të rrijë në heshtje. Sepse së pari u formua Adami dhe më pas Eva”

Titi 1:5-6, “Për këtë arsye të lashë në Kretë, që ti të rregullosh punët që kanë mbetur pa u bërë dhe që, në çdo qytet, të caktosh pleq, siç të porosita; nëse njëri ëshë i paqortueshëm, bashkëshort i një gruaje të vetme, të ketë fëmijë besimtarë,që nuk akuzohen për jetë të shthurur dhe mosnënshtrim.”

1 Timoteu 5:17, “Pleqtë që qeverisin mirë, le të nderohen dyfish, sidomos ata që mundohen në fjalë e mësim,

1 Timoteu 2:12-14 është vargu ku Pali prerazi deklaron që ai nuk e lejon gruan që të japë mësim, as të përdorë pushtet mbi një burrë por të rrijë në heshtje (“heshtje” këtu është hesuchia, jo heshtje absolute por heshtje respektuese), sepse i pari u krijua Adami.
Te 1 Timoteu 3:15 na thuhet që të dimë se si duhet të jetë sjellja në shtëpinë e Perëndisë. Kur një grua është pastore apo pjesë e pleqësisë, ajo është në një vend pushteti dhe autoriteti mbi burrat. Pali qartazi na tregon se ky pushtet në strukturën e kishës nuk është një vend për një grua sepse i pari që u krijua ishte Adami. Kjo nuk është një çështje kulturore. Kujtoni, Eva mëkatoi e para; por mëkati hyri në botë nëpërmjet Adamit dhe jo Evës (Romakët 5:12) për shkak se Adami ishte në pozicionin e pushtetit. Kjo është arsyeja se pse burrat janë koka e gruas siç edhe Krishti është koka e kishës (Efesianët 5:23). Vendi i pushtetit dhe autoritetit në kishe dhe familje nuk është vendi për gruan

Te Titi 1:5-6 thuhet që plaku duhet të jetë “bashkëshorti i një gruaje të vetme.” Në greqisht është pikërisht “bashkëshorti i një gruaje.” E njëjta frazë është përdorur për peshkopin te 1 Timoteu 3:2 dhe Dhjakun te 1 Timoteu 3:12. Mbani mend që, Pali është duke folur për udhëheqësit në kishë, jo për shërbëtorët (diakonos) në shtëpitë (Romakët 16:1, 27). Pra, pastori/plaku duhet të jetë bashkëshorti i një gruaje të vetme.

1 Timoteu 5:17 na thotë që pleqtë duhet të nderohen, veçanërisht ata që predikojnë dhe mësojnë. Prandaj, nga përkufizimi pastori është një plak, dhe plaku duhet të jetë  “bashkëshort i një gruaje të vetme.” Fjala “pleqtë” në greqisht këtu është në gjininë mashkullore. Kështu që, Pali po na thotë se si kisha duhet të veprojë (1 Timoteu 3:15), dhe vendi i autoritetit kishtar është i bazuar në udhëheqjen mashkullore sepse i pari që u krijua ishte Adami (1 Timoteu 2:12-13). Kjo është doktrinë, jo kulturë.

Disa thonë se çështja e grave pastore nuk është një çështje e rëndësishme, dhe ne nuk duhet të shqetësohemi për këtë. Por nëse qënka kështu, atëhere pse Perëndia na tha se gratë nuk duhet të japin mësim ose të përdorin pushtet mbi burrat (1 Timoteu 2:12-13) në kishë (1 Timoteu 3:15)? Pse na tha që një plak duhet të jetë “bashkëshort i një gruaje të vetme” (Titi 1:5-6) nëse nuk duhet të shqetësohemi për këtë?

Po për barazinë dhe vargjet me gratë në udhëheqje?

Galatasit 3:28, “Nuk ka as jude, as grek, nuk ka as skllav as të lirë, nuk ka as mashkull as femër, sepse ju të gjithë jeni një në Jezu Krishtin.” Ky varg nuk është rreth grave pastore. Ky varg është rreth shpëtimit, në Krishtin, jo pleqësisë së kishës, kështu që nuk mund të aplikohet.

Debora (Gjyqtarët 4, 5) ishte një gjyqtare e Dhiatës së Vjetër, jo një pastore e Dhiatës së Re. Gratë profetizuese (Veprat 21:8, 9) nuk janë pastore. Prishila (Romakët 16:3, 4), bashkëpuntore në Krishtin, nuk thuhet që është një pastore. Feba (Romakët 16:1) është një shërbëtore (diakonos) e kishës, jo një pastore. Vini re që Jezusi nuk erdhi që të sherbehej por për të shërbyer (diakonos) (Marku 10:45). Qeveria është quajtur shëebenjës (diakonos) i Perëndisë (Romakët 13:4). Junia (Romakët 16:7) mund të ketë qënë një grua apostulle (jo një nga të 12) megjithëse kjo është e debatueshme. Por prapësëprapë, edhe nëse ka qënë kështu, apostujt nuk janë për sot; dhe një apostull nuk është pastor/plak. Zonja e zgjedhur e 2 Gjonit 1 është një grua e nderuar, jo pastore/në pleqësi. Kryesisht, vargjet e cituara nga njerëzit për të mbështetur gratë si pastore dhe në pleqësi nuk e mbështësin aspak këtë ide.

Po gruaja që është thirrur nga Perëndia për të shërbyer si pastore dhe në pleqësi? 

Kjo është të bësh doktrinë bazuar në përvojën e gruas. Vetëm sepse një grua “thotë” ose ndjen që është e thirrur nga Perëndia nuk do të thotë që ajo është e thirrur, sepse kjo nuk është biblike. Fjala e Perëndisë është standarti, jo ndjenjat dhe përvojat tona.

Pse është e rëndësishme kjo? Kjo është e rëndësishme sepse kompromisi në një fushë shpesh çon në kompromis të fushave të tjera. Edhe nëse pozicioni biblik nuk është shumë popullor apo korrekt nga ana politike, është korrekt nga ana biblike. Si të krishterë, ne nuk do të lejojmë kurrë kompromisin të hyjë në kishën e krishterë dhe ta dobësojë atë. Nëse të krishterët refuzojnë ti nënshtrohen mësimit të Fjalës së Perëndisë në këtë çështje, a mund tu besohet atyre të na përçojnë me besnikëri Fjalën e Perëndisë në çështje të tjera?

Ne shpresojmë për një përgjigje nga ana juaj dhe ju inkurajojmë të konsideroni seriozisht këtë artikull të shkurtër.

Nëse nuk jeni dakord me çka u tha më lart, ju lutem përgjigjuni këtyre dy pyetjeve. 
1) Si mundet që nje pastore grua të jetë “bashkëshorti i një gruaje të vetme,” (Titi 1:6)?  2) Si mundet të jetë një grua në një vend pushteti si pastore dhe të shkelë 1 Timoteun 2:12-13 ku Pali qartësisht thotë që ai “nuk e lejon gruan të mësojë ose të përdorë pushtetin mbi burrin?” Kjo është ajo që thotë, dhe nuk ka ndonjë kualifikim për të.
Çfarë do të bëni ju me këtë?

Ne besojmë se Fjala e Perëndisë është supreme, që është sipër dëshirave tona, sipër kulturës dhe që ne duhet të veprojmë siç nga tregon Fjala e Tij dhe mos ta zëvendësojmë atë me një ndjenjë ose edhe me përvojë. Shëndeti i kishës së Perëndisë është i lidhur me varësinë e saj në Fjalën e Perëndisë, dhe pastorët dhe pleqtë do të jenë përgjegjës përpara Perëndisë për atë që mësojnë.

Si përfundim, studimet tregojnë se shumica e kishave dhe denominacioneve që besojnë dhe lejojnë gratë pastore shpesh më pas adoptojnë pozicione pro homoseksualëve dhe pro abortit. Ne nuk po sygjerojmë që ju po bëni këtë; por është e rëndësishme që të vihet re se kur ndodh kompromisi në një fushë të Shkrimit, është e lehtë të bësh kompromis në një fushë tjetër.

Atëhere, ku qëndroni ju? A ka rëndësi kjo për ju? A jeni i dedikuar seriozisht te Fjala e Perëndisë?  Shpresojmë për një përgjigje nga ana juaj.

Përshtatur nga www.Carm.org

Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *