Shpëtimi i përket Zotit (Jona 2:10)

Ky varg i shkruar nga profeti Jona, permban nje te vertete te patjetersueshme. 
 
Une cuditem se si sot predikohet nje shpetim qe nuk i perket Zotit. Pse???
 
Nese do te veshtrojme realitetin e predikimit te ungjillit ne ditet e sotme, do te veme re disi nje heqje te pjeseshme te atributit te Perendise per shpetimin e njeriut. Sepse do te shohim ne anen tjeter nje ngritje te merites dhe vleres se njeriut, dhe rolin e tij ne punen e shpetimit.
 
Shume njerez sot mendojne dhe besojne se jane te shpetuar per shkak te zgjedhjes se tyre, per shkak te vendimit te tyre per te ndjekur Jezusin, dhe kete e mbeshtesin ne ate te cilin ata e quajne vullnetin e tyre te lire. Pra ajo cfare rezulton sipas kesaj teorie eshte se ajo cfare i perket Zotit, eshte vetem vepra madheshtore e kryqit dhe ringjalljes e tij, ndersa pjesa tjeter percaktuese e njerezve qe do te shkojne ne perjetesine qiellore apo ne ferr, varet nga qendrimi i tyre, ne terma te tjere e gjejme te shprehur si sinjqeritetin e berjes se lutjes se shpetimit apo si vendimi per pranimin e Jezusit si Zotin dhe Shpetimtarin e jetes se tyre, dhe anasjelltas, qendrime te cilat mundesojne qe nepermjet besimit te merret dhurata e Perendise, jeta e perjeteshme, ose denimi ne ferr nese nuk ben “zgjedhjen e duhur”.
 
Pavaresisht se ne pamje te pare kjo gje tingellon logjike per njeriun, nuk nenkupton qe te jete njekohesisht pervec se logjike edhe e vertete. Sepse ne shkrim nuk shkruhet ne asnje pasazh per nje bashkerendim apo pajtueshmeri te vullneteve te Zotit me ate te njeriut mekatar. Por perkundrazi flitet per nje kundershtim te ketyre vullneteve. Vullneti i njeriut te rene eshte gjithmone kunder vullnetit te Perendise persa i perket shpetimit te tij. Ne fakt kur Perendia zgjedh nje njeri per ta shpetuar, Atij i duhet te ushtroje nje force te madhe per te tejkaluar forcen kundershtuese te vullnetit te njeriut. Jezusi tha se askush nuk vjen tek une nese Ati im nuk e terheq. Aty nuk shkruhet, tek une vijne ata qe pranojne te me zgjedhin mua si Zotin e tyre, dhe nuk vijne te tjeret qe nuk me pranojne. Nuk duhet te genjehemi qe Zoti e le ne doren tone kete ceshtje. Ne fakt Ai thote: nuk me keni zgjedhur ju mua, por une iu kam zgjedhur ju. 
 
Kur thuhet ne Shkrim se shpetimi i perket Zotit, me fjalen “i perket” kuptojme te gjithe kete proces si pune te Zotit, jo thjesht dhe vetem nje pjese te ketij procesi. Kuptojme tjeter edhe se eshte vetem e drejta e Tij ekskluzive per shpetimin. Qe varet dhe mundesohet plotesisht prej Tij. Nese do te duhet ta zberthenim fjalen “perket”, dhe ta vendosim ate ne varg shohim nje dimension me te gjere dhe kuptimplote te vargut. Dhe sipas te vertetes se Shkrimeve, kurresesi Zoti nuk mund te ndaje lavdine e Tij dhe titullin e tij Shpetimtar me askend. Dhe per kete gje Ai eshte i palekundur dhe e ruan me fanatizem dhe me nje xhelozi te pashembullt ekskluzivitetin unik te ketij titulli dhe atributi. Pervec kesaj, Ai njekohesisht nuk mund ta lejoje qe dhurata e Tij, jeta e perjeteshme, te varet nga aftesia e te pranuarit prej njeriut.
 
Por Ai do te sigurohet vetem nepermjet vullnetit te Tij te njeanshem duke i terhequr te gjithe ata qe vet Ai i ka zgjedhur per te qene te ngjashem me imazhin e Birit te Tij, Jezu Krishtit, Zoti yne, sepse Ai eshte i parelinduri prej vellezerve ne trashegimine qiellore ne jete te perjetshme.
 
Fjala “terheq” qe shkruesi i ungjillit perdor ne kete varg eshte e njejta fjale me te njejtin theks dhe me te njejtin kuptim qe ai perdor tek peshkataret qe terheqin rrjetat e mbushura plot me peshq. Dhe nenkupton nje force te madhe te atij qe terheq dicka qe nuk mund te vije vet. Dhe fill pas kesaj mbrekullie shohim Zotin t’iu thote vellezerve: “me ndiqni dhe une do t’iu bej peshkatar njerezish” Literalisht nje njeri njelloj si peshqit, terhiqet zvarre nga forca qe Zoti perdor kur shpeton dike. Nese vullneti i njeriut do e sillte ate vet tek Zoti, nuk do te kishte nevoje per forcen terheqese te Atit. Por Jezusi tha askush nuk vjen tek une, nese Ati im nuk e terheq. Ai e perjashton mundesine e vullnetit te njeriut per te ardhur vet tek Ai. Nese do te themi se ne mund te vijme vet tek Ai, atehere do e nxjerrin ate genjeshtar per ate qe ka thene.
 
Miku im, pavaresisht se ti nuk e ke pare apo nuk e ke ndjere kete ushtrim force, ajo eshte reale dhe e domosdoshme qe te ka sjelle ty tek Zoti yne Jezu Krisht. Nuk mund te jete forca e vullnetit tend qe te ka sjelle tek Ai. 
 
Duhet te mos harrojme gjithashtu se fill pas renies te njeriut ne mekat, ai e humbi lirine e tij, u privua nga lavdia qe Perendia i kishte dhene, u debua nga kopeshti i Edenit. U be skllav i mekatit. Nese do te duhet ta kuptojme me mire ne terma te tjera kete pozite te njeriut te rene duhet te shohim cfare do te thote fjala skllav. “Skllavi eshte nje njeri pa asnje te drejte, i privuar nga cdo gje. Nuk mund te protestoj tek skllavopronari (zoteria) i tij edhe nese ai nuk i jep ushqim, madje edhe nese zoteria vendos se skllavi duhet te vdese.”  Po keshtu edhe njeriu mekatar qe eshte skllav i mekatit, eshte i nenshtruar ndaj mekatit qe e sundon ate. Nuk mund te rifitoj lirine per te qene ne pozitat e dikushme, sepse thuhet se eshte nen pushtetin e vdekjes. Kjo pozite e rene e sposton njeriun pertej mundesise se vetriparimit. Edhe nese padroni i tij (mekati, vdekja) qe e sundon mposhtet nga dikush tjeter me i forte, kjo nuk nenkupton asnjehere qe ne kete moment skllavi rifiton pozitat e tij. Sepse ai tashme vazhdon te varet nga nje sundues akoma me i forte. Dhe per hir te se vertetes skllavi e donte dhe e pelqente mekatin padronin e tij, por perkundrazi urren Zotin qe mposhti mekatin, megjithese mekati e kishte skllaveruar. Dhe per me teper njeriu eshte ne armiqesi me Perendine.
 
Ne keto kushte, nuk mund qe keta skllever, urrejtes dhe armiq te Perendise, te kene ne dore apo te kerkojne qe Zoti jo vetem ti fali ata nga denimi i drejte qe meritojne, por per me teper akoma edhe ti adoptoje ata ne bij te Tij. Kjo zgjedhje dhe ky vendim i perket vetem Perendise, varet teresisht ne meshiren dhe hirin e Tij. Ai nuk mund te influencohet dot nga askush ne ate qe Ai zgjedh vet, sepse ka te drejten ekskluzive dhe sovranitetin e Tij te pakufizuar per kete gje.
 
Dhe ajo cfare Shkrimet tregojne eshte se Ai, krijuesi i gjithsise, Perendia iplotfuqishem qe zoteron gjithcka, nxorri nga cdo komb dhe nga cdo gjuhe nje popull (kishen) per veten e tij, te gjithe ata te cilet i kishte zgjedhur dhe paracaktuar per lavdine e Tij dhe trashegimine ne jete te perjeteshme. Shkrimet thone se Izraeli populli I Tij i zgjedhur (qe sot eshte Kisha), u nxoren nga vendi i skllaverise (egjipti qe personifikon skllaverine e mekatit), me krah te fuqishem te Zotit. Por ishte perseri Zoti qe jo vetem i nxori nga vendi iskllaverise me krah te fuqishem, por edhe i solli ata ne token e premtuar.  Pra eshte po Ai qe e nisi nje pune te mire qe do te kujdeset per ta perfunduar ate.
 
Duhet te kuptojme qe ashtu sikurse thot edhe Shkrimi, “ne jemi te shpetuar me ane te hirit nepermjet besimit, jo me ane te veprave qe askush te mos mburret.” Ne forme me te kuptueshme kjo tregon se nuk ishte per shkak se Zoti pa dicka ndryshe tek ne qe na zgjodhi, perkundrazi ne ishim njelloj si moria e madhe e te gjithe atyre qe shkojne ne humbje. Por sepse Ai demonstroi per lavdine e Tij, dashuri duke na dhene hir, nje favor teresisht te pamerituar nga ne, por vetem per shkak se Ai zgjodhi me sovranitetin e Tij te kete meshire per njerezit e tij. Askush nuk mund te akuzoje dot qe zgjedhja e Tij sovrane eshte brutale dhe e padrejte. Sepse te gjithe ata qe Ai i zgjodhi, i bleu me nje cmim te larte, me gjakun e cmuar te Krishtit. Sepse ky cmim u pagua per ne. Zoti yne na e ka dhene jeten e perjeteshme dhe askush nuk mund te na rrembeje dot nga dora e Tij. Sepse Perendia, Ati i Tij qe na terhoqi duke na sjelle tek Ai, eshte me i madh, dhe askush nuk mund te na marre dot nga dora e Atit te Tij. 
 
Fakti qe shume njerez perfundojne ne ferr, ne denim te perjetshem, perjashton mundesine qe cmimi qe Zoti yne pagoi, ta kete paguar per te gjithe mekatet e njerezimit, sepse ne fakt eshte paguar vetem per te shpetuarit qe ishin te zgjedhur dhe te paracaktuar prej Tij. Nese do te besojme se cmimi eshte paguar per te gjithe njerezimin, atehere do te kemi te bejme me pamjaftueshmerine e vleres se gjakut te Tij apo ndryshe me pafuqine e Zotit dhe vepres se Tij per shpetimin e te gjithe njerezve. Nese te gjitheve u jane falur mekatet, Perendia duke qene nje gjykates i drejte, nuk mund te denoje, apo te shpalle fajtor nje njeri me mekate te falura. Per kete arsye duke qene se Shkrimet tregojne per njerez qe perfundojne ne ferr, kjo tregon se cmimi u pagua jo per te gjithe ne kuptimin gjithperfshires, por vetem per te gjithe te zgjedhurit, te dashurit e Tij. Sepse jane vetem delet e Tij qe e degjojne zerin e Tij, dhe kur ai itherret ato e ndjekin, nuk mund te jene delet apo dhite e tufes tjeter qe pasi e degjojne zerin ta ndjekin ate. Nese do te vazhdoj dikush te besoj se te shkuarit ne Qiell eshte rrjedhim apo rezultat (shkak pasoje), i qendrimit zgjedhes te njeriut do te kishim te benim me nje pamje te mjerueshme te Zotit tone qe qendron i deshperuar ne pritje te tekave te njerezve apo kerkesave te tyre per nje jete me te mire ketu ne toke, per te pranuar Jezusin si Zotin e tyre. Kurresesi nuk mund te jete kjo pamje, por perkundrazi, permes Shkrimeve dhe psalmeve shohim Zotin tone te ngritur ne lavdi qe qendron ne te djathte te Atit si fitimtar. Dhe eshte Zoti yne qe pagoi per ne, qe i thote Atit te tij: “nuk kam humbur asnje nga ata qe Ti me ke dhene, pervec “bijeve te humbjes”.
 
Miqte e mi. nuk mund te kete formule magjike apo nje lutje shpetimi, as zgjedhje apo vendim nga njeriu, por vetem Hir nga Perendia per shpetimin e dikujt. Per te nxjerre nga bota te gjithe popullin e zgjedhur, Zoti yne na urdheron te predikojme ungjillin e tij, sepse ungjilli i Krishtit eshte fuqia e Perendise per shpetimin per cilindo qe beson ne te… Pendohuni dhe besoni ne ungjillin, pendohuni dhe besoni ne Perendine. Ungjilli eshte “rrjeta” qe sherbetoret e Tij besnik (peshkataret e njerezve) duhet te perdorin me ane te udheheqjes dhe fuqise se Frymes se Shenjte per te terhequr njerezit ne shpetimin e Zotit. Nje predikues i vertete besnik i Zotit te tij, per shpetimin e njerezve do te bej cdo perpjekje dhe mundim plot zell sikur kjo te varej vetem nga puna e tij, por ai nuk harron asnjehere qe gjithcka per shpetimin e njeriut varet nga Perendia. Sepse eshte Perendia qe vigjelon mbi fjalen e Tij, Eshte Perendia qe nepermjet Frymes se Shenjte e bind boten per mekat dhe sjell pendese nder njerezit, eshte gjithmone dhe vetem Ai qe ben nje rruge edhe atje ku nuk ka rruge. 
 
Lavdi i qofte perjete vetem Atij qe na deshi i pari, dhe na caktoi qe perpara themelimit te botes, per te qene bashketrashegimtar te Mbreterise se Qiejve se bashku me Jezu Krishtin, Zotin tone. Qofte I bekuar perjete. Amen!
 

 

Falenderojme Markeljan Zarka per pergatitjen dhe dergimin e ketij artikulli.

Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *