Ripërtëritja Monergjiste

Ripërtëritja Monergjiste

Meqënëse besimi është pafundësisht përtej të gjitha fuqive të natyrës sonë të paripërtërirë njerëzore, është vetëm Perëndia Ai që mund të japë veshët shpirtërorë për të dëgjuar dhe sytë për të parë bukurinë e Krishtit në ungjill. Vetëm Perëndia çarmatos armiqësinë e mëkatarit duke e kthyer zemrën e tij prej guri në një zemër prej mishi.

Është vetëm Perëndia, Fryma e Shenjtë, që jep ndriçimin dhe të kuptuarin e fjalës së Tij që ne mund të besojmë;  Është Perëndia Ai që na ngre nga vdekja e mëkatit, që rrethpren zemrën; hap veshët tanë; është vetëm Perëndia Ai që mund të na japë një sens të ri, një kapacitet shpirtëror për të parë bukurinë dhe shkëlqimin e Jezus Krishtit.

Apostulli Gjon e regjistroi Jezusin duke i thënë Nikodemit se natyralisht ne duam errësirën, urrejmë dritën dhe NUK DO TË vijmë në dritë (Gjoni 3:19, 20). Dhe meqënëse rezistenca jonë e fortë ndaj Perëndisë është e rrënjosur në dëshirat tona, vetëm Perëndia, me anë të hirit të Tij, mund të ndryshojë natyrën tonë rebele. Njeriu natyror, veçmas veprës ringjallëse të Frymës së Shenjtë, nuk do të vijë te Krishti nga vetja e tij, sepse ai është në armiqësi me Perëndinë dhe nuk mund të kuptojë gjërat shpirtërore (1 Korintasit 2:14).

Të vësh një dritë para syve të një të verbëri nuk do ta bëjë atë që të shohë, sepse shikimi kërkon së pari sy të shëndetshëm. Po njësoj, të lexosh ose të dëgjosh vetëm fjalën e Perëndisë nuk mund të ngjallë besim shpëtues te lexuesi (1 Thesalonikasit 1:4, 5) derisa Perëndia të plugojë tokën djerrë të zemrës sonë dhe Fryma të “mbjellë” farën e fjalës, duke hapur sytë tanë për të parë bukurinë dhe shkëlqimin e vërtetë të Krishtit dhe të na bashkojë me Të nëpërmjet besimit nga Fryma. Kështu që problemi i konvertimit nuk është me Fjalën ose Ligjin e Perëndisë por me zemrën krenare të njeriut.

Përulësia e kërkuar për t’ju nënshtruar ungjillit është, si rrjedhojë, jo nga vullneti i njeriut por nga mëshira e Perëndisë (Romakët 9:16) meqënëse askush nuk mund të besojë ungjillin derisa Perëndia ta japë atë (Gjoni 6:63, 65). Si një shembull se si Fryma përdor mjetet e fjalës së folur për të çarmatosur zemrat e mbyllura, Libri i Veprave regjistron veprën e Frymës së Shenjtë gjatë predikimit të apostujve dhe, në një rast, thotë që “dhe Zoti ia hapi zemrën [Lidias] për të dëgjuar ato që thoshte Pali,” (Veprat16:14). Fryma duhet t’u japë të gjithë njerëzve të tij jetë shpirtërore që zemrat e tyre të hapen dhe kështu të përgjigjen me besim te Krishti.

 

Përkthyer nga: http://www.reformationtheology.com/theology/

 

Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *