Si ta dish nese je i shpetuar, si ta dish nese je me te vertete i krishtere

2 Korintasit 13:5 thotë:

“Hetoni veten tuaj a jeni në besim; provoni veten tuaj! Apo nuk e njihni veten tuaj se Jezu Krishti është në ju? Vec në qofshi të paprovuar.”

Atëhere, si ta dish nëse je me të vërtetë i shpëtuar? Si të jesh i sigurt që nuk je pjesë e atij grupi njerëzish që shkojnë në kishë dhe që do t’i thonë Perëndisë në Ditën e Gjykimit.

“..Zot, Zot, a nuk profetizuam në emrin tënd? Dhe i dëbuam demonët në emrin tënd? Dhe kemi bërë shumë vepra të fuqishme në emrin tënd? Dhe atëhere (Ai) do t’ju rrëfejë atyre: “S’ju kam njohur kurrë; largohuni nga Unë, ju, që keni bërë paudhësi!”  (Mateu 7:22-23)


Si ta dish që je i shpëtuar?
Libri i parë dhe i dytë i Gjonit jep një listë të gjërave për të parë nëse jemi me të vërtetë të shpëtuar apo jo:

• Ti nuk do të ecësh në errësirë. Nëse ecën në errësirë, atëhere ti nuk praktikon dhe jeton sipas të vërtetës (1 Gjoni 1:5-7)
• Ti pranon dhe njeh natyrën tënde mëkatare (1 Gjoni 1:8,10)
• Ti rrëfen mëkatet e tua (1 Gjoni 1:9)
• Ti i bindesh dhe mban urdhërimet e Tij (1 Gjoni 2:3,5  3:24  5:2)
• Ti do të kesh bashkësi me të krishterë të tjerë (1 Gjoni 1:7)
• Ti nuk urren vëllain ose motrën tënde por i do ata
(1 Gjoni 2:9,11 3:10  4:7-8,12-13, 20-21; 2 Gjoni 1:5)
• Ti nuk e do botën ose gjërat e botës (1 Gjoni 2:15)
• Ti do të bësh vullnetin e Perëndisë (1 Gjoni 2:17)
• E vërteta Biblike do të qëndrojë në ty (1 Gjoni 2:24)
• Ti do të praktikosh drejtësinë (1 Gjoni 2:29 3:10)
• Ti do të disiplinohesh nga Perëndia (Hebrenjtë 12:5-8)
• Ti qëndron në doktrinën e Krishtit (2 Gjoni 1:9)
• Ti beson Hyjninë e Krishtit dhe që Ai ka ardhur në mish
(1 Gjoni 2:22 4:2-4,15; 2 Gjoni 1:7)
• Ti do të kesh dhembshuri për ata që janë në nevojë (1 Gjoni 3:17)

Tani, a po them unë nëse të mungon ndonjë nga këto ti nuk je i shpëtuar? Sigurisht që jo. Nuk është rreth përsosmërisë, por drejtimit. Ti duhet të jesh duke lëvizur në drejtimin e të bërit të këtyre gjërave. Ky quhet shenjtërimi progresiv, ku Perëndia po bën një punë të brëndshme në ty.

Pyetje të tjera për t’ja bërë vetes janë:

• A po rritem në shenjtëri?
• Cila është marrëdhënia ime me mëkatin?
• A luftoj me mëkatin apo përpiqem ta justifikoj? (Lexo Romakët 7:7-25). (Faktikisht, lufta
me mëkatin është një shenjë e mirë). A e urrej mëkatin sa vjen edhe më shumë apo e dua dhe e justifikoj atë?
• A kam një dashuri për Fjalën e Zotit, Biblën?
• A kam uri dhe etje për drejtësinë?
• A e pranoj korrektimin biblik nga dikush tjetër?
• A shqetësohem për të humburit?

Nëse përgjigjja për shumicën e këtyre pyetjeve është jo, atëhere unë seriozisht do të dyshoja  për shpëtimin tënd dhe do të të thoja të pendoheshe nga mëkatet e tua dhe ta vendosësh besimin tënd në Jezus Krishtin dhe vetëm në Të, dhe ta ndjekesh Atë.

Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *