Sovraniteti i Perëndisë në Shpëtimin e Mëkatarëve

Sovraniteti i Perëndisë në Shpëtimin e Mëkatarëve

Ne duhet të vëzhgojmë, së dyti, sovranitetin e Perëndisë në shpëtimin e mëkatarëve. Ne lexojmë që Zoti ynë i thotë Atit të tij “Ua fshehe këto të urtëve dhe të mençurve dhe u a zbulove fëmijëve të vegjël” (vargu 21). Domethënia këtu është e qartë. Ka disa, të cilëve shpëtimi i’u është fshehur. Ka disa të tjerë ndaj të cilëve shpëtimi i’u është “zbuluar.”

E vertëta këtu është e thellë dhe misterioze. Është e lartë sa qielli: çfarë mund të bëjmë? është e thellë sa ferri: Çfarë mund të dimë? Ne vetëm mund të pohojmë që fjalët e Zotit Jezus Krisht japin përgjigjen e vetme të cilën njerëzit e vdekshëm mund të japin: “Po, o Atë, sepse kështu të pëlqeu ty” (vargu 21). Megjithatë, të mos harrojmë kurrë që Sovraniteti i Perëndisë nuk shkatërron përgjegjësinë e njeriut. I njëjti Perëndi që bën të gjitha gjërat sipas këshillës së vullnetit të tij gjithmonë na adresohet si krijesa përgjegjëse, si qënie gjaku i të cilëve do të jetë mbi vetë kokat tona nëse jemi të humbur.

 

~ Rajli (J.C. Ryle)~

 

Luke [Lluka] (Wheaton, IL; Crossway Books; 2003) Duke komentuar mbi Llukën 10:21-24.

 

Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *