Vullneti i Lirë Sinergjist kundër Hirit të Lirë Monergjist

Vullneti i Lirë Sinergjist kundër Hirit të Lirë Monergjist

Sinergjistët mësojnë ‘… Të gjithë ata që besuan ishin parackatuar për jetën e përjetshme.’ por Bibla mëson, “Dhe të gjithë sa ishin të caktuar për jetën e përjetshme, besuan.” (Veprat 13:48)

Sinergjistët mësojnë ‘…askush nuk e njeh Atin përveç atyre që zgjedhin Birin.’ Por Bibla mëson që “asnjë nuk e njeh Atin, përveç Birit dhe atij të cilit Biri don t’ja zbulojë.” (Mateu 11:27) Këta janë ata që ‘zgjedhin’ Birin.

Sinergjistët mësojnë që ‘Të gjithë mund të vijnë te Krishti nga vullneti i tyre i lirë’, por Jezusi mëson që “askush nuk mund të vijë tek unë, nëse nuk i është dhënë nga Ati im.” (Gjoni 6:65) dhe gjithçka që jep Ati do të vijë (Gjoni 6:37)

Sinergjistët mësojnë që ‘ju nuk jeni delet e Krishtit sepse ju nuk besoni’, por Jezusi mëson që “ju nuk besoni sepse nuk jeni nga delet e mia.” (Gjoni10:26)

Sinergjistët mësojnë që ‘arsyeja që nuk jeni prej Perëndisë është sepse ju nuk jeni të gatshëm të dëgjoni dhe besoni Fjalët e Perëndisë.’ Jezusi, nga ana tjetër, mësoi, “Arsyeja që ju nuk dëgjoni [fjalët e Perëndisë] është sepse ju nuk jeni prej Perëndisë.” (Gjoni 8:47)

Sinergjistët mësojnë që ‘shpëtimi është kaq i lehtë saqë edhe një shpellar mund ta bëjë” por Bibla mëson që “Çfarë është e pamundur për njeriun është e mundur me Perëndinë.” (Lluka 18:27)

Në ekonominë Hyjnore njerëzit janë përgjegjës për të besuar ungjillin, por janë moralisht të pafuqishëm për ta bërë këtë nga vetja e tyre. Kjo paaftësi (për shkak të mëkatit të Adamit) është diçka për të cilën ne jemi fajtorë, njësoj sikur të kesh një borxh që nuk mund ta paguash. Kështu që Perëndia ka çdo të drejtë për të na thirrur të gjithve për të ‘paguar borxhin tonë’, le ta themi në këtë mënyrë, edhe nëse ne nuk kemi mundësi për ta bërë këtë. Kisha duhet të thërrasë të gjithë njerëzit të pendohen dhe të besojnë ungjillin (një urdhëresë) por askush nuk beson. Por Perëndia, në mëshirën e tij të madhe, prapë ka mëshirë për shumë, duke hapur zemrat e tyre ndaj ungjillit që ata të mund të besojnë…

 

Përkthyer nga: http://www.reformationtheology.com/theology/

 

Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *