Pse “Letra e dashurisë së Atit” është jobiblike dhe e dëmshme

Kohet e fundit midis te krishtereve eshte perhapur nje artikull te shkruar ne formen e nje letre qe ne pamje te pare duket shume e bukur dhe shume prekese por ne te vertete eshte jobiblike dhe shume e demshme, disa pjezesa te saj jane keto:

“Fëmija im. Ndoshta Ti nuk më njeh, por unë di gjithçka rreth teje!? E di kur ti ulesh dhe kur ti ngrihesh! I njoh mirë të gjitha rrugët e tua. Madje di edhe numrin e flokëve në kokën tënde… Nuk jam i largët dhe zemërak. Unë jam shprehja e plotë e dashurisë Madje është dëshira ime të derdh dashurinë time në ty… Jezusi vdiq që ti dhe unë të mund të pajtohemi… Gjithmonë kam qënë Ati, dhe gjithmonë do të jem Ati…”

Ne fakt, disa vite me pare edhe une personalisht e kam perdorur kete “Leter” per te ungjillizuar jobesimtaret (sepse u drejtohet atyre) por me vone kam kuptuar se sa gabim kam vepruar. Kjo leter ka disa probleme nese u drejtohet jobesimtareve.

Bibla thote qe mbi jobesimtaret nuk qendron dashuria e Perendise por Zemerimi i Tij. Mos me besoni mua por Shkrimin. 

Efesianet 2:3 thote: “Edhe ne dikur ishim… bij te zemerimit”. 


Psalmet 5:5 thote: “Ata që lëvdojnë vetveten, nuk do të mund të qëndrojnë para syve të tua; ti i urren të gjithë ata që kryejnë padrejtësi.” 


Psalmet 7:11 thote: “Perëndia është një gjykatës i drejtë dhe një Perëndi që zemërohet çdo ditë me keqbërësit.” 


Gjoni 3:36 thote: “Kush beson në Birin ka jetë të përjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të”. 


Nje doktor duhet ti thote te verteten nje pacienti me kancer edhe pse mund ta lendoje. Dhe po keshtu ne duhet ti themi jobesimtarit te verteten per gjendjen ne te cilen ndodhet dhe per zemerimin e Zotit qe qendron mbi te. Prandaj ne nuk mund tu themi keto gjera dhe keto premtime te bukura ndaj jobesimtareve. Keto gjera jane realitet vetem per personin qe ka gjetur strehim ne Krishtin, pra, per besimtarin. Jobesimtari ne te vertete eshte nen zemerimin e Perendise dhe prandaj me urgjence, ne i bejme thirrje te pendohet dhe te arratiset nga ky zemerim qe po vjen.

Gjithashtu nuk eshte e vertete qe Perendia eshte “Ati” i jobesimtareve. Ai eshte krijuesi i tyre por jo Ati i tyre. Ai eshte Ati i vetem atyre qe jane biresuar, jane bere bij te Tij, nepermjet besimit ne Krishtin.
Sigurisht qe Perendia eshte i mire dhe dashuri dhe miresine e Tij e ka treguar ne te mirat qe Ai u jep jobesimtareve dhe cdo njeriu ne toke duke u dhene te mira, jeten, ushqimin, talentet, etj, por dashuria e Tij eshte shfaqur ne kryq ndaj te gjithe atyre qe besojne ne Birin e Tij.
 
Gjithashtu kjo “Leter” nuk flet per mekatin, nuk flet per Krishtin, kush ishte Ai, Cfare beri Ai, dhe nuk flet per pendesen.

Per keto arsye, kjo leter eshte shume e demshme tu prezantohet jobesimtareve.

Soli Deo Gloria
Bestar Flamuraj

Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *