Pse sot nuk besohet në shpëtimin vetëm prej hirit.

Shumë të krishterë sot mund të pohojnë se shpëtimi është “dhuratë e Perëndisë”, “vetëm prej hirit” dhe që nuk është “nga veprat”. Ky është një pohim i mire dhe biblik, por ky pohim hidhet poshtë po prej vetë atyre kur ata pohojnë, mësojnë dhe besojnë se njeriu ka aftësinë në veten e tij, në gjendjen e tij natyrore, me anë të vullnetit të tij të lirë të pranojë dhuratën e Perëndisë dhe të kthehet te Perëndia dhe se pendesa dhe besimi vijne nga aftësia dhe fuqia e vetë njeriut. Në këtë sistem, të prezantuar dhe futur nga Armini, Perëndia bën 99 % të punës, ndërsa njeriu bën 1 % të punës. Perendia ofron dhuratën e shpëtimit dhe njeriu me aftesinë dhe vullnetin e tij “të lirë”, duke hapur sytë e tij, ndryshe nga njerëzit e tjerë, pranon këtë dhuratë dhe i jep, i dhuron Perëndisë pendesën dhe besimin. Ky është Sinergjisëm, Arminianizmi, një bashkëpunim midis Perëndisë dhe njeriut për të sjellë shpëtimin dhe ky nuk është shpëtim vetëm prej hirit, por hir + vullnet i lirë, hir + vepër.

Nëse njeriu ka aftësinë dhe kthehet me anë të vullnetit të tij të lirë te Perëndia atëhere ai ka me se të mburret. Ai mund të mburret sepse ishte ai që zgjodhi Perendine. Ishte ai që, në ndryshim nga njerëzit e tjerë, mori vendimin e duhur. Por pse nga dy persona që degjojnë ungjillin, njëri pendohet, beson dhe shpëtohet dhe tjetri nuk pendohet dhe nuk beson? Cfarë e bëri ndryshimin? Mos ndoshta personi i parë është më i zgjuar, më i urtë, më i mencuar, më i aftë, më i mirë se personi i dytë? JO! Të gjithë njerëzit janë njësoj në natyrë. Ndryshimin e bëri Hiri i Perëndisë. Shpetimi është Monergjist, vetëm prej Perëndisë, vetëm prej hirit, nëpermjet besimit, vetëm për lavdinë e Perendisë. Këtë besonin Reformatorët. Këtë besojnë kalvinistët.


Perëndia kërkon pendesë dhe besim nga njerëzit, dhe janë njerëzit që pendohen dhe besojnë, por njeriu nuk është i aftë të kthehet vetë dhe të pendohet dhe besojë dhe është Perëndia ai që i jep këto dhurata.


Kujtoni që Llazari ishte i vdekur, dhe ai nuk kishte aftësinë dhe fuqinë për ta ringjallur vetveten. Por Zoti, e urdhëroi atë “Llazar, dil jashtë” dhe bashkë me urdhërimin shkoi edhe fuqia e Zotit për ta ringjallur Llazarin.


1. Njeriu është i paaftë për të kuptuar gjërat frymerore, i vdekur, skllav i mëkatit, i verbër, urrejtës i dritës dhe Perendisë.


Gjoni 3:19 – “Tani gjyqi është ky: Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën, sepse veprat e tyre ishin të mbrapshta.”

Gjoni 8:44 – ” Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj;”
Gjoni 3:20 – “Sepse kushdo që bën gjëra të mbrapshta e urren dritën dhe nuk vjen te drita, që të mos zbulohen veprat e tij”
Efesianët 2:1 – “…që ishit të vdekur në faje dhe në mëkate”
Romakët 8:7-8 – “Në fakt mendja e kontrolluar nga mishi është armiqësi kundër Perëndisë.”
Romakët 3:10-12 – “Nuk ka asnjeri që të kërkojë Perëndinë.”
1 Korintasit 2:14 – “Dhe njeriu natyror nuk i pranon gjërat e Frymës së Perëndisë; sepse për të janë marrëzi dhe nuk mund t’i njohë; sepse ato hetohen frymërisht.”

2. Perëndia jep një zemër të re.


Ligji i Ripërtërirë 30:6 – Zoti, Perëndia yt, do ta rrethpresë zemrën tënde dhe zemrën e pasardhësve të tu, që ti ta duash Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirt, dhe kështu ti të jetosh.

Ezekieli 11:19,20 – Dhe unë do t’ju jap atyre një zemër tjetër dhe do t’u shtie përbrenda një frymë të re, do të heq nga mishi i tyre zemrën prej guri dhe do t’u jap një zemër prej mishi, me qëllim që të ecin sipas statuteve të mia dhe të respektojnë ligjet e mia dhe t’i vënë në praktikë; atëherë ata do të jenë populli im dhe unë do të jem Perëndia i tyre.
Ezekieli 36:26-27 – Do t’ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një shpirt të ri; do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri dhe do t’ju jap zemër prej mishi. Do të vë brenda jush Shpirtin tim dhe do të bëj që ju të ecni sipas statuteve të mia, dhe ju do të respektoni dhe do të zbatoni në praktikë dekretet e mia

3. I hap sytë dhe e bën të kuptojë nevojën për shpëtimtar dhe të vërtetat frymërore.


Veprat 16:14 – “Dhe një grua, me emër Lidia, që ishte tregtare të purpurtash, nga qyteti i Tiatirës dhe që e adhuronte Perëndinë, po dëgjonte. Dhe Zoti ia hapi zemrën për të dëgjuar gjërat që thoshte Pali.”

Mateu 16:17 – “Dhe Jezusi duke përgjigjur u tha: “I lumur je ti, o Simon, bir i Jonas, sepse këtë nuk ta zbuloi as mishi as gjaku, por Ati im që është në qiej.”
Gjoni 3:27 – Gjoni u përgjigj dhe tha: “Një njeri nuk mund të marrë asgjë, nëse nuk i është dhënë nga qielli.

4. Jep Pendesën dhe Besimin.


Veprat 5:31 – “Perëndia e lartësoi me të djathtën e vet dhe e bëri princ dhe shpëtimtar për t’i dhënë Izraelit pendimin dhe faljen e mëkateve.”

Veprat 11:18 – “Si i dëgjuan këto fjalë, ata u qetësuan dhe përlëvdonin Perëndinë, duke thënë: “Perëndia, pra, edhe kombeve u dha pendesën për t’u dhënë jetën!”.
2 Timoteu 2:25-26 – Duke i mësuar me zemërbutësi kundërshtarët, me shpresë se Perëndia ua jep atyre të pendohen, që të njohin të vërtetën, dhe të vijnë në vete, jashtë nga laku i djallit, që i ka zënë robër për vullnetin e tij.
Filipianët 1:29 – “Sepse juve ju është dhënë hiri për hir të Krishtit, jo vetëm që të besoni në të, por edhe të vuani për të”
Efesianët 2:8-9 – “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush.”

Perendia i sjell në shpëtim, jo vullneti i lirë.


Mateu 11:27 – “Çdo gjë më është dhënë në dorë nga Ati im, dhe asnjëri nuk e njeh Birin, përveç Atit; dhe asnjëri nuk e njeh Atin, përveç Birit dhe atij të cilit Biri don t’ia zbulojë.

Gjoni 3:27 – Gjoni u përgjigj dhe tha: “Një njeriu nuk mund të marrë asgjë, nëse nuk i është dhënë nga qielli.”
Gjoni 6:44,65 – “Askush nuk mund të vijë tek unë, po qe se Ati që më ka dërguar nuk e tërheq dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit. Dhe thoshte: “Për këtë arsye ju thashë se askush nuk mund të vijë tek unë, nëse nuk i është dhënë nga Ati im”
Romakët 9:16 – “Kështu, pra, kjo nuk varet as prej atij që do, as prej atij që vrapon, por nga Perëndia që shfaq mëshirë.”
1 Korintasit 1:30 – “Por prej tij ju jeni në Krishtin Jezus.”
Jona 2:10 – “Shpëtimi i përket Zotit.”

 

Soli Deo Gloria
Bestar Flamuraj

Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *